Futboll Premier League Sport

U ndalën nga Wolves/ Tifozët e Man United SULMOJNË KEQ Paul Pogba (FOTO)

Paul Pogba është kritikuar ashpër nga tifozët e Manchester United pasi gabimi i tij nisi aksionin e golit të barazimit të Wolves në Old Trafford. Pogba tentoi të bënte një kthesë ambicioze në mes të fushës në vend që të luante me një pasim të thjeshtë.

Si pasojë Wolves kishte mundësinë të sulmonte United derisa gjeti rrugën drejt rrjetës. Topi është luajtur nga Joao Mourtinho, me Pogba që shihet duke ecur dhe i jep shumë hapësirë mesfushorit portugez.

Ylli i Wolves nuk bëri gabime teksa lëshoi një goditje fantastike drejt portës së De Geas nga hyrja e zonës.

Dhe tifozët e United reaguan menjëherë duke sulmuar talentin francez.Një tifoz tha: “Pogba humbi topin kur mund të kishte pasuar. Shumë e bezdisshme.”

Një tjetër pyet: “Pse nuk mund të luash thjeshtë një herë në jetën tënde?”

Related posts

Vidal endet “në qiell”/ Mediat italiane”të paqarta” për të ardhmen e ish-yllit të Juventusit

Isa.Autor

Dy “blerjet” e reja të Manchester United, paketë me Alexis Sanchez

Q.Autor

FLET PËR DËMTIMIN DHE MUNGESËN NË KOMBËTARE/ Sulmuesi Sadiku rrëfen: Më ka bërë përshtypje tifozeria e…

Delo.autor

Leave a Comment