Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Ka nisur supersfida në Korçë, vendasit menjëherë në sulm

Po luhet në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës. Që të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me fitore. Bardhekuqtë e Orges Shehit mposhtën Flamurtarin me rezultatin 0-2, ndërsa kryeqytetasit triumfuan ndaj Luftëtarit 3-1. Skënderbeu kërkon arratinë në këtë përballje, ndërsa Tirana është e detyruar të rikuperojë pikët, pas një starti jo të mirë.

Skuadra korçare në 4 takime kanë grumbulluar 10 pikë, ndërsa bardheblutë vetëm 4. Një përballje tepër emocionuese, që është shoqëruar gjithmonë me rivalitet në fushën e lojës. Kjo sfidë zhvillohet pa praninë e tifozëve pasi fusha e Skënderbeut është e dënuar me 5 ndeshje.

bandicam 2018-09-22 18-45-50-229

LIVE| SKËNDERBE-TIRANA 0-0

1′ Ka filluar takimi, Skënderbeu menjëherë në sulm.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lulaj, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

TIRANA: Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Imami, Daja, Maveje, Hasani, Kobina, Oduamadi, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

Related posts

MERKATO E VERËS/ Inter nis bisedimet me Veronën për shitjen e një lojtari me shifrën prej 6.5 milionë euro, ja emri…

Delo.autor

Neymar jep lajmin e madh, zbulon rikthimin e tij në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

Tifozët e irrituar ndaj Alvaro Moratës, e duan jashtë loje në ndeshjen kundër Norwich

Q.Autor

Leave a Comment