Futboll Seria A Sport

LUFTA PËR TITULLIN KAMPION TË SERIE A/ Beppe Bergomi: Nuk e di pse mërziten interistët kur them se Milan është më i fortë

I intervistuar nga edicioni i sotëm i QS, Beppe Bergomi foli për luftën e kampionatit duke filluar nga Milani: “Unë nuk e kuptoj mosbesimin. Unë shoh forcë, vetëvlerësim, entuziazëm në këtë Milan. E di se duke thënë këtë tifozët e Inter zemërohen, por faktet janë aty.

Në futbollin e sotëm ke nevojë për lojtarë të shpejtë, me një ndryshim të ritmit midis anësorëve dhe sulmuesve. Milani është i plotë nga kjo pikëpamje.

Nuk është më një surprizë, nëse pas katër muajsh ata janë akoma atje ka një arsye. Një gjë është të thuash se kush është favorit për Scudetto, një tjetër të flasësh për organikën e ekipeve.

Sot Interi dhe Milani janë duke qenë përpara. Nëse shikojmë ekipet atëherë them se Napoli është shumë i gjërë në stol, ata kanë dy lojtarë për rol të një niveli të shkëlqyeshëm.

Milik dhe Llorente janë jashtë dhe Osimhen e Petagna nuk po luajnë, por kanë edhe Insigne dhe Lozano.

Unë shoh skuadra të ndërtuara në një mënyrë të caktuar. Interi është i fortë, por ndërsa po thuhet se ata duhet të fitojnë kampionatin, them që në të vërtetë vlera e shtuar është Conte. Sigurisht nuk është e lehtë të fitosh tetë ndeshje radhazi”.

Related posts

E PABESUESHME/ “Marca” zbulon se kush nga treshja do ta fitojë çmimin e FIFA-s

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 0-7

Delo.autor

GRIEZMANN SHËNOI DOPIETË NDAJ BETIS/ Ja reagimet e “Pleshtit” dhe djalit të tij nga tribuna (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment