Futboll Premier League Sport

Ylli i Liverpulit/ Prindërit donin të bëhesha MËSUES, futbolli për ta ishte…

Nëpërmjet një rrëfimi për “Bleacher Report”, ylli i Liverpulit, Sadio Mane kujton se prindërit e tij nuk besuan kurrë që ai mund të bëhej futbollist i madh dhe i kërkuan që të hiqte dorë nga futbolli për tu bërë mësues.

Mane tregon se tani prindërit janë krenar për të. Senegalezi nënshkroi kontratën e tij të parë profesioniste në 2011 me francezët e Metz, më pas kaloi në Austri te Salzburg dhe së fundmi në Premier Ligë me Sauthempton dhe Liverpul.

“Unë kam lindur në një fshat, prej nga nuk kishte dalë kurrë një futbollist i madh. Mbaj mend se kur isha i vogël, prindërit e mi mendonin se duhet të studioja për t’u bërë mësues. Ata mendonin se futbolli ishte një humbje kohe dhe unë kurrë nuk do të kisha sukses në të. Gjithmonë iu thoja: Kjo është puna e vetme që do të më japë mundësinë për t’ju ndihmuar dhe unë mendoj se kam një shans për t’u bërë futbollist.

Ata nuk ishin të sigurt për këtë, sepse isha larg nga kryeqyteti. Kështu, ata ishin kundër idesë për t’u marrë me futboll dhe kurrë nuk besuan, deri në ditën kur unë nënshkrova kontratën e parë profesionale. Për ta nuk ishte e mundur të bëhesha futbollist, por pas këmbënguljes sime e kuptuan ëndrrën e madhe që kisha. Ata arritën deri në pikën kur nuk kishin zgjedhje, kështu që filluan të më ndihmonin. Dhe kjo funksionoi, sot ata janë krenarë”, u shpreh Mane.

Related posts

Kukësi “mbush” arkat, përfitime stratosferike edhe nëse dështon në turin e dytë

Isa.Autor

Memushaj qëndron në Serie A, e kërkon klubi i shokut të Kombëtares

Sadik.Autor

SHPEJTËSI E ADMIRUESHME/ “Kuqezinjtë” e Milan-it në fushë me 3 “supersonikë”

Delo.autor

Leave a Comment