Futboll Premier League Sport

HISTORIA PREKËSE/ David SILVA rrëfen arsyen përse do të largohet nga Man City

Ylli i Manchester City-t, David Silva dëshiron që ta largohet nga “Etihad” në vitin 2020 dhe të nënshkruajë me Las Palmas. Mesfushori spanjoll do që fjali i tij, Mateo të rritet në atdhe, në Gran Canaria. Një ndër arsyet më të mëdha është pikërisht familja e tij.

32-vjeçari ka dëshirë që fëmija i tij të rritet në atdheun e gjyshërve dhe të babait. Ai udhëton shpesh nga Angli drejt gadishullit iberik që të vizitojë familjen. Partnerja e tij, Yessica në një prononcim për “Sun Sport”, tregoi se sa të vështirë e kishte që djali i saj të rritej në Manchester. Të njëjtat shqetësime rrëfeu edhe mesfushori, i cili theksoi se do të donte të kthehej në ardhe.

“Unë dua të luaj dy sezone më shumë me City-n, aq sa kam edhe në kontratë. Pas kësaj, nuk e di, varet se si ndihem fizikisht dhe mendërisht. Gjithmonë kam thënë se do doja të luaja për Las Palmas, ekipin e vendlindjes sime. Por, do të shohim se si shkojnë gjërat për dy vite dhe do të vendosim. Do të doja që Mateo të rritej në atdheun, ku jam rritur edhe unë. Me të vërtetë shpresoj se ai mund të ketë të njëjtat mundësi si unë kam pasur. Shpresoj që t’i pëlqejë sporti dhe të futet në futboll. Ne do ta ndihmojmë”- ka thënë 32-vjeçari.

Related posts

BARCELONA-SEVILLA/ Luk de Jong shënon ndaj “Katalanasve”, Coutinho rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Inzaghi: Nuk e kisha vënë re, por kjo është e pabesueshme

Q.Autor

Skandal në Portugali, Porto korrupton portierin kundërshtar…

Sadik.Autor

Leave a Comment