Futboll Seria A Sport

0 GODITJE dhe 10 PASIME/ HIGUAIN zhgënjeu në derbin e parë me INTERIN

Në prag të derbit të Madoninës, që u luajt mbrëmë mes Interit dhe Milanit dhe u fitua minimalisht nga zikaltrit, me një gol “in extremis” të Mauro Icardit, ekzistonte mbi të gjitha një krahasim, që ngacmonte pasionin e tifozëve. Fjala është për një derbi brenda derbit, mes dy bomberave argjentinas: Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain.

E pra, në një lojë, që deri në minutën e 92-të nuk pati asnjë gol, ishin mbrojtjet, ato që kishin dalluar, sepse iu kishin bërë ballë në mënyrën më të mirë të dy sulmeve, me Higuain dhe Icardi në mënyrë të pashmangshme jo aq të shkëlqyer sa zakonisht. Pastaj, e nxori kokën kapiteni i Interit, që vendosi fatin e derbit me një gol plot peshë, duke bërë që peshorja të anonte nga zikaltrit dhe sigurisht nga ana e tij, në krahasimin personal me “Pipita”.

Natyrisht, është e drejtë ta bëjmë të qartë se po flasim vetëm për ndeshjen në fjalë. Dhe, duke analizuar derbin e së dielës mbrëma, ishte e ligjshme të pritej diçka më shumë nga klasi dhe përvoja e Gonzalo Higuain. Në veçanti, të dhënat në lidhje me rrugën drejt golit të “Pipita”, ato që njohen si goditje në portë, ishin zero.

Ky ballafaqim pa një Higuain më të errët se zakonisht, ndoshta edhe i dekurajuar nga performanca e përsosur e Skriniar dhe De Vrij. Zakonisht, argjentinasi kuqezi është një nga ata, që mund ta ndihmojë ekipin në natën e tij më të keqe, por mbrëmë bëri pak, ose aspak.

Madje, edhe të dhënat për menaxhimin e topit, nuk janë në të vërtetë shumë: Higuain bëri vetëm 10 pasime, nuk krijoi ndonjë mundësi për shokët e tij dhe fitoi vetëm dy duele. Një mbrëmje “jo” për argjentinasin, i përfshirë në një lojë sterile në sulm të Milanit.

Jo për të marrë në mbrojtje Higuain, por e vërteta është se ekipi i tij e ka shërbyer atë fare pak dhe keq në derbin e së dielës. Mjafton vetëm të shikoni statistikat e partnerëve të tij të sulmit, Suso dhe Calhanoglu, shumë të ndrydhur në krahasim me rutinën normale, për të kuptuar se “Pipita” mbeti si “peshku pa ujë”.

Me pak fjalë, një ndeshje për t’u harruar nga Gonzalo Higuain. Por, duke ditur dëshirën dhe vendosmërinë e tij, “Pipita” e ka rrethuar tashmë me të kuqe datën kalendarike të derbit të kthimit, kur Milani do të luajë në shtëpi. Ai dëshiron “të marrë hak” për kolegun dhe patriotin, Mauro Icardi.

 

Related posts

Nuk ka fitues mes Southampton dhe Tottenham, Kane vazhdon të shënojë

Q.Autor

CONTE NUK E DONTE NË SKUADËR PËR SEZONIN E RI/ Inter gati të rikthejë sulmuesin në ekip…

Delo.autor

NGA ROBINHO TEK HAKIMI/ Real Madrid di edhe të shesë: Gati 1 miliard euro arkëtime

Delo.autor

Leave a Comment