Futboll Seria A Sport

14 GOLA NË 10 NDESHJE/ Zbulimi i Serisë A: Sikur topi më kërkon vetë, dhe unë…

Në këtë moment mund të përkufizohet si Mbreti Mida i golit. Krzysztof Piątek, sulmuesi i Genoas dhe Polonisë, ka shënuar golin e radhës.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së enjtes kundër Portugalisë, sulmuesi i datëlindjes 1995-së ka kaluar përkohësisht në avantazh kombëtaren e tij. Një moment i artë për blerjen e re të Genoas. Ai kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 9 realizime dhe kundër portugezëve ka ardhur edhe goli i parë në një sfidë zyrtare me Poloninë.

Në një intervistë të dhënë për “Przeglad Sportowy”, qendërsulmuesi ka analizuar momentin e tij: “Futbolli nuk ka ndryshuar. Vetëm se, qëkur jam në Itali, gjërat janë përshpejtuar. Për shkak të ritmit të ndeshjeve dhe sepse çdo gjë po ndodh shumë shpejt. Është sikur topi më kërkon vetë”.

Piatek ka folur edhe për Robert Lewandowski-n, tashmë shoku i tij në kombëtare: “E kam studiuar në gjithçka, edhe në dietën që mban. Kur e kam njohur, e kam mbytur në pyetje, doja të dija gjithçka”, ka thënë ai.

Related posts

VILLARREAL-BARCELONA/ Pas tre minutash lojë, zhbllokohet sfida me një autogol (VIDEO)

Delo.autor

CONTE E ZËVENDËSOI, LAUTARO TËRBOHET/ Shikoni çfarë bën sulmuesi argjentinas (VIDEO)

Delo.autor

“TOKYO 2020″/ Franca, Gjermania dhe Argjentina jashtë turneut. Richarlison spektakolar te Brazili (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment