Futboll Seria A Sport

“KA SHËNUAR 29 GOLA NË 30 NDESHJE”/ Flet trajneri Ancelotti: E pëlqej shumë Ibrahimovic, do ta telefonoj dhe…

Napoli mposhti ditën e djeshme me rezultatin 2-0 Helas Veronën, falë dy golave të shënuar nga sulmuesi polak, Arkadiush Milik.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjet, trajneri i të kaltërve, Ançeloti ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij. Tekniku italian u shfaq mjaft i lumtur për këtë fitore, por edhe për ndeshjen e zhvilluar nga ekipi i tij: “Është një rezultat i rëndësishëm, për të vazhduar të qetë. E kontrolluam mirë ndeshjen, sidomos në pjesën e dytë, kundër në skuadre të fortë fizikisht, siç është Verona. Në këtë moment është e rëndësishme të tregoni pjekuri, dhe këtë e pashë te skuadra.”, theksoi 60-vjeçari.

Nuk mund të mos fliste për Ibrahimoviçin, i cili ditën e djeshme u shpreh se do t’i pëlqente të luante për Napolin: “Do ta telefonoj sonte (dje) dhe do t’i them se jemi duke e pritur. E pëlqej shumë atë, kam parë që ai shënoi 29 gola në 30 ndeshje në MLS. Pasi të kem folur me të, do t’iu them se si shkoi.”, u shpreh Ançeloti me shaka.

Related posts

FITOI GJITHÇKA ME BARCELONËN E GUARDIOLËS/ Reali përfshin të birin e Gudjohnsen në listën e Champions

Delo.autor

NUK E DINIM/ Nevina Shtylla zgjedh më të BUKRIN e Superiores, është futbollisti i…(FOTO)

Isa.Autor

Ndoj: Është një ëndërr të jem këtu, me kombëtaren kuqezi

Sadik.Autor

Leave a Comment