Futboll Seria A Sport

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Tjetër problem për RONALDON, çështja do të gjykohet nga një…

Telenovela “Kristiano Ronaldo-Katrin Ma jorga” vazhdon… Në serinë e radhës, pas fjalëve të Piter S. Kristensen, avokati i portugezit, i cili ka sulmuar revistën gjermane “Der Spiegel”, por edhe akuzuesen, për të cilën ka nënvizuar fort dhe qartë se ka pranuar konsensualisht dhe ka firmosur deponimin e saj kundrejt blerjes së heshtjes, është e përditshmja luzitane “Correio da Manha”, që vazhdon investigimin mbi çështjen, duke sjellë në dritë detaje të reja shumë të rëndësishme. Pala akuzuese, pas rindërtimit të ngjarjes me Katrin Majorgën, ka vendosur që të përfshijë në këtë çështje edhe dy familjarë të sulmuesit të Juventusit. I pari është vëllai i tij, Hugo Aveiro, ndërsa i dyti është kunati ose kushëriri i futbollistit (kjo nuk është specifikuar, duke qenë se ish-modelja nuk i njihte mirë, ndonëse ishte në dijeni të prezencës së tyre në hotel).

Sipas Katrin Majorgës, në emër të së cilës ka folur avokatja Larisa Drohobuzer, “pas kryerjes së aktit seksual mes Ronaldos dhe vajzës, në suitën ku portugezi qëndronte ka hyrë edhe një familjar i lojtarit, por nuk dihet nëse ai ka qenë vëllai, kunati apo kushëriri i tij, ndonëse të tre këta kanë qenë më pas të pranishëm në tavolinë, në darkën që kanë konsumuar të gjithë së bashku në restorantin e hotelit në Las Vegas”, nënvizoi Larisa Drohobuzer me pamje dhe me zë për gazetarët e së përditshmes “Correio da Manha”. Shkurt, kjo strategji e radhës, që është ngritur nga grupi i avokatëve që kanë marrë mbrojtjen e Katrin Majorgës në dorë, është një tjetër presion që shtohet mbi shpatullat e 33- vjeçarit, duke qenë se ndoshta as ai nuk do ta kishte menduar se për këtë ngjarje mund të prekej edhe familja e tij.

Pa dyshim që duke parë edhe paralajmërimin e pastër të avokates së ish-modeles 34- vjeçare, Ronaldo pritet që të vërë në punë intensive avokatët e tij për të studiuar edhe këtë çështje, së bashku me familjarët e tij që janë vënë në “shënjestër”. Por ndërsa detaje të reja vazhdojnë të dalin në skenë, nuk ka ende një datë të qartë se kur mund të bëhet seanca e parë dëgjimore, qoftë e akuzueses Katrin Majorga, ashtu sikurse ajo e Kristiano Ronaldos.

Related posts

NUK NDALEN POLEMIKAT/ I pa vaksinuar dhe pozitiv me Covid-19, Kimmich humb 1.5 milionë euro në karantinë

Delo.autor

U “TURPËRUA”/ Shihni GAFËN që bën futbollisti i Realit (VIDEO)

F.autor

REKORDI I ÇMENDUR/ Hidhet PA PARASHUTË nga avioni, shikoni ku përfundon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment