Futboll Sport

ABSURDE/ Portieri përplaset me shtyllën dhe HUMB NDJENJAT, kundërshtarët FESTOJNË (VIDEO)

Sportingut të Lisbonës nuk i mjaftoi goli i mbrojtësit, Sebastian Coates për të marrë një pikë në transfertën e Portimonese në fundjavën që sapo lamë pas, megjithatë 28 vjeçari uruguajan do të mbahet mend gjatë nga kapiteni i skuadrës së Sportingut, Romain Salin për “heroizmin” e tij në këtë takim.

Coates ishte personi kyç në “operacionin” për të shpëtuar jetën e shokut të tij te Sportingu, Salin, pasi u përplas me shtyllën pingule të portës dhe u rrëzua pa ndjenja.

Mbrojtësi arriti të hapë gojën e Salin dhe të fusë gishtat për t’i tërhequr gjuhën lart, duke bërë që Salin të rikthehet sërish në normalitet. Salin po përpiqej të ndalonte gjuajtjen e Shoya Nakajima por nuk mundi ta priste, me sferën që përfundoi në rrjetë dhe dërgoi në 2-0 rezultatin e takimit.

Pas këtij episodi, Salin la fushën e lojës, ku Renan Ribeiro mori “çelsat” e katërkëndëshit. Kujtojmë që ky takim u mbyll me rezultatin 4-2 në favor të Portimonese.

Related posts

“MAGJIA”/ NEYMAR bën mbrojtësin, MANE e turpëron KEQ, tifozë TËRBOHEN dhe… (VIDEO)

Isa.Autor

SHPREH ADMIRIMIN PËR LOJTARËT E REAL MADRID/ Rodrygo Goes: Në sfondin e telefonit mbaj…

Delo.autor

Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment