Futboll Premier League Sport

AKSIDENTI FAMËKEQ/ Presidenti i Leicester “gati” të bëhet i pavdekshëm!

Vdekja e papritur e presidentit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha ka tronditur jo pak botën e futbollit dhe sidomos klubin anglez.

Miliarderi tajlandez humbi jetën, pasi helikopteri i tij pësoi një difekt në helikën e bishtit, çka solli zhbalancim të mjetit duke u përplas më pas në tokë. Të 5 personat të cilët gjendeshin në bord humbën jetën, ndërkohë që pas fatkeqësisë, qyteti i Leicester po mobilizohet për të nderuar presidentin e ekipit të qytetit.

Sipas mediave angleze, drejtues të qytetit kanë propozuar se emri i stadiumit të ndryshohet dhe t’i vendoset emri i presidentit Vicar, i cili e drejtoi skuadrën për 8 vite.

“Ajo që është e rëndësishme tani është që t’i japim kohë familjes Srivaddhanaprabha, King Power dhe Leicester City“, tha një zëdhënës i klubit për ESPN.

“Në kohën e duhur ne do të nxjerrim detaje përkujtimore. Stadiumi King Power tashmë është një festë e biznesit të suksesshëm të Khun Vichai dhe ne do të jemi të hapur, me familjen, klubin dhe këshillimin mbështetës, për të diskutuar një ndryshim të emrit në nderin e Khun Vichai. Ne jemi të vetëdijshëm për peticione që kërkojnë këto iniciativa, si dhe për një statujë në klub dhe do të diskutojmë të gjitha këto dëshira me familjen Srivaddhanaprabha dhe klubin e futbollit”.

Djali i Srivaddhanaprabha, Aiyawatt, i cili është nënkryetar i klubit, pritet që të marrë drejtimin e skuadrës. Disa tifozë të Leicester tashmë kanë ngritur peticione online për të riemërtuar stadiumin në shenjë respekti ndaj pronarit të tyre të ndjerë.

Related posts

VLERSIMI I KONTENSTUAR/ Milner TALLET me çmimin “Puskas” të SALAH

Isa.Autor

JEHONA SHKON EDHE NË PORTUGALI/ Abazi: Specialistët portugezë me elozhe të mëdha për Shqipërinë, Broja i padiskutueshëm

Delo.autor

PREDHA NGA DISTANCA/ Ronaldo nxiton, me 105 kilometra në orë drejt titullit kampion

Delo.autor

Leave a Comment