Sport

RASTI I PARË I DOPINGUT/ 50 vite më parë për shkak të birrës

50 vite më parë, gjatë Lojërave Olimpike të zhvilluara në Meksikë (1968) është regjistruar rasti i parë i dopingut në sport. Dhe sportisti i parë që është “kapur” nga antidopingu është suedezi Hans-Gunnar Liljenwall, që doli pozitiv me… alkol. Siç shpjegoi më pas vetë sportisti, ai kishte pirë dy birra para garës, pasi ishte nervoz. Por më pas rezultoi se kishte pirë të paktën 4 birra, gjë që rezultoi fatale për të dhe skuadrën, pasi Suedia humbi medaljen e bronzit që pat fituar.

Sasia e lartën e birrës që kishte pirë atleti suedez i 5-garëshit bëri që sasia e etanolit në urinë të ishte e lartë. Asokohe, 5-garëshi ishte ndryshe nga sot, nuk përfshinte vetëm gara të sportit të atletikës, por edhe disiplina të tjera dhe zgjaste disa ditë. Para garës së qitjes, atleti kishte pirë disa birra, pasi siç shpjegoi më vonë ishte shumë nervoz. Por kjo bëri që ai të dalë pozitiv, duke hyrë kështu në listën e zezë, si sportisti i parë me doping në histori.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS/ Gogla të pamëshirshme për PSG-në dhe Interin, Reali e Barcelona përballen me rivalë të vjetër! Zbulohen të gjitha sfidat

F.autor

“PO FLASIM PËR SULMUES”/ Richards mbetet pa fjalë nga pretendimi mbi Ronaldon pas humbjes me Wolves

Delo.autor

Aguero mbyll merkaton: Nuk iki nga Manchester City!

Sadik.Autor

Leave a Comment