Futboll La Liga Sport

AKUZA TË RËNDA NGA FRANCA PËR BENZEMANË/ Këtë rradhë akuzohet për…

Periudhë e vështirë për Karim Benzema. Në fushë gjërat nuk i shkojnë mirë. Pas nisjes së kampionatit, goli i fatit që nuk ka mbërritur dhe disa lëndime që e bëjnë këtë sezon mjaft të komplikuar. Po jashtë terrenit të lojës? Problemet… e zakonshme. Për Benzema-në flitet shumë, ndoshta shumë. Dhe pas një zënke me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, ku rikthimi në kombëtare është pothuajse i pamundur, lojtari i Real Madridit tashmë ka dhe të tjera probleme. Sipas lajmit të “Marca”-s, francezi është i përfshirë në një përpjekje të rrëmbimit me dhunë të një personi.

Sipas mediave transalpine, ish-prokurori i Karim Benzema, Leo De Souza, thuhet se ka akuzuar për dhunë dhe rrëmbim Karim Benzema-në. Mësohet se lojtari është përfshirë në një sherr gjatë ndeshjes PSG – Lyon. Aty ndodhi një përplasje, ndërkohë që agresorët dolën nga një furgon, i cili dukej i ngjashëm me atë që përdor lojtari i Real-it. Ngjarja ka shkaktuar mjaft zhurmë, ndërkohë që akuzat ndaj sulmuesit duhen zbardhur, pasi kjo ngjarje është regjistruar dhe në stacionin e policisë në Nanterre.

Kjo ngjarje, e cila tashmë është bërë virale në mediat e ndryshme, patjetër që ka marrë dhe vëmendjen e Benzema, i cili në rrjetet sociale nuk ka vonuar që të japë dhe reagimin e tij. “Një i afërm i Benzema prek krahun e De Souza dhe ky është rrëmbyer. De Souza është rrahur, por nuk mungon një ditë të vetme në punë. De Souza thotë se në furgon ishte Benzama, por hetuesit e përgënjeshtrojnë këtë ide. A është serioze kjo botë?”. Pavarësisht ndërhyrjes së sulmuesit, pritet që kjo ngjarje të zgjasë duke e përfshirë “bomberin” në një tjetër situatë të zezë të karrierës së tij.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus siguron marrëveshjen e re për stadiumin, ja shifra “GALOPANTE”

Delo.autor

LISTA/ Ja kur fillon merkato e janarit dhe kur mbyllet në çdo kampionat

F.autor

MERR FUND DILEMA/ IBRA FLET “TROÇ”: Ja vendimi i fundit që lë gojëhapur MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment