Futboll La Liga Sport

Ish-bashkëlojtari e pranon: Do dëshironim ta kishim RONALDON te Real Madridi

Nacho, futbollisti i Real Madridit, ka pranuar se do të dëshironte ta shihte Cristiano Ronaldo të vazhdonte duke luajtur në “Santiago Bernabeu”. Ylli portugez u largua nga kryeqyteti spanjoll për Juventusin në verë, mes raporteve mediatike se ai ndjeu nënvlerësim dhe mosmbështetje nga drejtuesit e “Los Blancos”.

Gjatë kësaj kohe, CR7 ka nisur një jetë dhe eksperiencë të re në Torino, ndërsa Real Madridi ka vuajtur për shënimin e golave, në mungesë të tij. Dhe mbrojtësi “merengues” pranon se do të donin që ta kishin portugezin në radhët e tyre:

“Kjo është një temë e vështirë për ne, e kam thënë disa herë. Nëse do të ishte për ne, do të dëshironim ta kishim Cristiano Ronaldon në skuadër. E kishim lider për shumë vite, ai është një lojtar, që bën ndryshimin.

Por është një situatë, ku nuk mund të ndihemi keq për veten tonë, për shkak të Cristianos. Ai zgjodhi të largohej. I jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për Real Madridin dhe i urojmë fat të mirë te Juventusi, por nuk mund të ndihemi keq për dikë, që nuk është më me ne.

Nuk është faji ynë, as nuk na është dashur të vendosim ne. Duhet të punojmë me të tashmen dhe të ardhmen në mënyrën më të mirë që mundemi, me atë grup lojtarësh që kemi në dispozicion”.

Vendimi i klubit për të mos afruar zëvendësues elitar të portugezit duket se ka qenë i gabuar, pasi ekipi madrilen ka shfaqur dobësi në katër ndeshjet e fundit. Por, Nacho këmbëngul se “Los Blancos” kanë mjaftueshëm cilësi për të dalë nga gjendja aktuale:

“E pra, Cristiano u largua dhe klubi vendosi të mos nënshkruajë me askënd tjetër. Ne kemi shumë besim te lojtarët, që kemi. Duhet t’i fitojmë titujt me lojtarët që kemi në skuadër. Nuk e kemi filluar mirë, por duhet të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë. Kemi shumë besim tek lojtarët në dispozicion”.

Related posts

RRËFEN AMBICIET E TIJ/ Gjimshiti: Nga ëndrra kuqezi, te “ndihma” për të ndalur Levan dhe jeta si prind

Delo.autor

Shënoi “tripletë” në “El Classico”, Suarez: Reali? Jemi kolegë, duhet të…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Romelu Lukaku merr çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment