Futboll Seria A Sport

ALBIOL/ CR7 është një nga më të mirët, por s’i afrohet dot LEGJENDËS ARGJENTINASE

Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol, ka folur për “La Razon” në lidhje me transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventus. Albiol, një ish-mbrojtës i Real Madrid, e njeh portugezin shumë mirë, por është i vetëdijshëm për adhurimin e madh që tifozët e Napoli-t kanë për Maradonën.

“Kampionati italian është më i rëndësishëm tani falë Ronaldos’, ka thënë Albiol. “Është një gjë e bukur të luash në të njëjtin kampionat me një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, edhe pse është një kundërshtar. Lojtarët të tillë të motivojnë. Nëse do të përmirësohesh, duhet të përballesh me më të mirët”, ka vazhduar lojtari i Napolit.

“Kam qenë shumë i vogël në vitet e Maradonës, por ai është akoma një idhull këtu. Nuk e di nëse e njëjta gjë do të ndodhë me Ronaldo-n tek Juventus, një klub që ka fituar shumë trofe. Maradona dhe Napoli janë ndryshe. Ai fitoi një kampionat dhe një Kupë UEFA, trofe që klubi nuk i kishte fituar kurrë më parë. Ajo skuadër e Napoli-t kishte lojtarë normal në përbërje, por u bë e madhe falë Maradona-s”.

“Cristiano do të konsiderohet gjithmonë si një nga më të mirët në historinë e futbollit, por Maradona është Maradona”, ka përfunduar Albiol.

Related posts

MESSI, RONALDO DHE GUARDIOLA TEK PSG/ Ish-lojtari i kampionëve të Francës zbulon idenë e “çmendur”

Delo.autor

FLAMURTARI NUK NDALET NË MERKATO/ Klubi pranë akordit me 27-vjeçarin Çelhaka. Largohen 3 lojtarë vlonjat

Delo.autor

PËSOI ATAK KARDIAK NË EURO 2020/ Rikthehet sërish në fushë, Eriksen shkëlqen në miqësoren kundër Rangers

Delo.autor

Leave a Comment