Futboll Shqipëri Sport

ALEKSI GATI PËR EKIPIN E LUFTËTARIT/ Ndaj Laçit luhet pa tifozë

Luftëtari do të presë Laçin në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës, por trajneri Gentian Mezani tashmë ka filluar që ta ketë edhe më të plotë skuadrën. Albano Aleksi, i cili u dëmtua në fundin e shtatorit, me sa duket do të jetë gati në ndeshjen e radhës me kurbinasit.

Nuk dihet nëse Aleksi do ta nisë si titullarë apo jo, pasi do të jetë trajneri Gentian Mezani ai që do të vendosë për mesfushorin e qendrës me origjinë nga Fieri.

Por, një problem jo i vogël për ndeshjen e radhës me kurbinasit është mungesa e tifozëve. Për shkak të dënimit që ka marrë nga Komisioni i Disiplinës, skuadra bluzi do ta zhvillojë ndeshjen në shtëpi pa mbështetjen e ultrasve që në takimet e shkuara të luajtura në Gjirokastër sidomos kanë qenë “lojtari i 12-të” për Mezanin.

E megjithatë, Luftëtari do të hyjë në fushën e lojës me synimin e vetëm, marrjen e 3 pikëve dhe largimin sa më parë nga “zona e ftohtë”.

Related posts

NUK “NGOPET” ME COUTINHON/ Bayern synon blerjen që po i “çmend” të gjithë (FOTO)

F.autor

I DHA LAMTUMIRËN FUTBOLLIT NË MOSHËN 34-VJEÇARE/ Mavraj bën postimin emocionues për mbrojtësin Basha (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Veterani Buffon nuk dorëzohet, mendon të transferohet tek rivalët e Juventus-it

Delo.autor

Leave a Comment