Sport Të tjera

PËRMBYTJET E SHIRAVE NUK NDALIN ATLETËT/ Maratona e Venezia zhvillohet nën ujë (VIDEO)

Shiu, era dhe uji që kishte dalë në rrugë për shkak të rritjes së nivelit të detit nuk ka ndalur organizatorët e maratonës së Venezia që të zhvillonin këtë event edhe pse niveli i ujit në disa pjesë të garës ishte gati deri në gju dhe pengonte vrapuesit. Maratona e zhvilluar në Venezia ishte më së shumti një garë nën ujë, thuajse një disiplinë e re sportive, me atletët të detyruar të vrapojnë edhe pse shiu e era i pengonte gjatë gjithë kohës.

E sikur të mos mjaftonte kjo edhe uji kishte vërshuar në rrugë, në disa vente deri në 30 centimetra, duke u bërë pengesë për garuesit. Organizatorët kishin ndryshuar disi itinerarin e garës, duke evituar vrapimin në zonën e famshme të Sheshit San Marco. Për sa i përket garës, ajo u fitua nga atleti etiopian Mekuant Ayenew Gebre, me kohën 2h13’23″, ndërsa për femra triumfoi atletja keniane Angela Jemesunde Tanui.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja feston në sytë e Lampard, i gjithë stadiumi në këmbë për yllin kuqezi (VIDEO)

Delo.autor

KUMAN E AKTIVIZOI ME EKIPIN E PARË/ Gjesti i shokut të Manajt bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

“TË GJITHË ISHIN ME MUA NË EURO 2024″/ “Rrëfehet” Ylber Ramadani: Ja çfarë më shkruanin tifozët e Leçes…

F.autor

Leave a Comment