Futboll Futboll Premier League Sport

ANALISTËT E KONSIDERONIN TË LARGUAR/ Dele Ali rinovon me Totenhamin

Pas humbjes së mbrëmjes së djeshme kundër Mançester Sitit, Totenhami mori shumë kritika nga dyshja e analistëve të “SkySport”, Geri Nevill dhe Xhejmi Karrager.

Ishin pikërisht dy ish-futbollistët e njohur anglez që analizuan gjendjen e klubit të Totenhami, ku u ndalën më shumë te e ardhmja e yjeve të skuadrës. Një nga emrat më të përfolur ishte ai i mesfushorit të Anglisë, Dele Ali, që konsiderohet e ardhmja e futbollit anglez.

Si Nevill, ashti dhe Karrager thanë me siguri që Dele Ali nuk do të rinovojë dhe do të largohet të një skuadër e madhe, por mesfushori 22-vjeçar rinovoi sot me klubin e Totenhamit.

Ali nënshkroi një kontratë të re me “Spurs” dhe do të qëndrojë në Londër deri në vitin 2024. Kontrata e tij e re e përmirësuar është 6-vjeçare dhe klauzola e tij flitet të jetë diku te 200 milionë euro, duke u barazuar me kapitenin Heri Kejn.

Related posts

PLAS SKANDALI TEK INTERI/ Kërcënohen bashkëshortja dhe e bija e Nainggolanit

Delo.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milan mposht Venezian dhe kap kreun e Serisë A

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment