Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Humbje pa tentuar fitoren, MILANI pa personalitet në derbi

Humbja në derbi gjithmonë të dhëmb, por ta humbasësh atë në minutën e 90-të është një dhimbje e amplifikuar. Të dalësh pa pikë, pa tentuar fitoren, është edhe më keq. Rezultati 1-0, që u firmos me golin e Icardit në minutën e fundit nuk e ndryshon klasifikimin e Milanit, ndoshta as ambiciet e klubit kuqezi, por sigurisht që mbetet një goditje e fortë në kuadrin e tifozërisë.
Rreshtimi 4-3-3 i dizenjuar në letër nga Gattuso kundër skuadrës fizike të Spallettit u duk se u kthye menjëherë në një 4-5-1, duke e lënë Higuainin, lojtarin me nivelin më të lartë të kësaj organike të përballej i vetëm me gjigantët e mbrojtjes zikaltër, duke vënë në dukje të gjitha limitet teknike të këtij Milani, që ose mbivlerësohet ose masakrohet.

Me atë që ka treguar kjo skuadër deri më tani kemi të bëjmë me një organikë që zotëron teknikë të mirë, por me personalitet që i përshtatet vetëm mesit të tabelës.

“Përballë kishim një skuadër të madhe”, – theksoi Biglia pas ndeshjes, deklaratë kjo që bën të mendosh se kemi të bëjmë me një Milan me mentalitet të vogël, që nuk i kapërdin dot kafshatat e mëdha, duke rrezikon edhe imazhin e një klubi që mendon për nivelet europiane.

Sigurisht që nevojitet kohë, por hapat pas që po bën skuadra e Gattusos janë shqetësuese në këndvështrimin e personalitetit dhe mentalitetit. Pyetja që shtrohet është, nëse pesha e fajit bie mbi Gattuson apo lojtarëve që iu mungon personaliteti? Përgjigja në të gjitha format vjen shqetësuese, sepse të humbasësh derbin nuk është pak, por ta humbasësh duke hequr dorë nga fitorja e duke synuar rezultatin 0-0, për më tepër pa ia dalë mbanë, është gjëja e fundit që dikush mund të presë nga Milani i Gattusos.

Related posts

MEDALJE ARI DHE REKORD KOMBËTAR/ Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare

F.autor

JORDI ALBA U DËMTUA NDAJ DORDMUNDIT/ Ja sa do t’i mungojë Barcelonës

Delo.autor

MENDON PËR MERKATON E ARDHSHME/ Goditje me kosto zero për PSG, ja plani i Leonardo-s…

Delo.autor

Leave a Comment