Futboll Premier League Sport

AUTOBIOGRAFIA E FERGUSON/ Nga goditja me këpucë,deri te transferimi i Beckham tek Real Madrid

Sir Alex Ferguson në autobiografinë e tij ka tregur momentin e incidentit të ndodhur në vitin 2003 në dhomat e zhveshjes së Manchester United me David Beckham. Në atë kohë ylli anglez ishte në bisedime për një kalim të mundshëm te gjigantët e La Liga-s, Real Madrid, ndaj situata në “Old Trafford” nuk ishte e mirë.

Ish-trajneri legjendar i United, Ferguson goditi me këpucë pa qëllim futbollistin anglez kur u fut në dhomën e zhveshjes i nervozuar pas humbjes në FA Cup. ‘Incidenti i çuditshëm’ siç e cilësojnë britanikët shtyu Beckham të nënshkruante me “Los Blancos”. Ai u largua nga United pas një kohe të gjatë (1991-2003).

“Në sezonin e tij të fundit me ne, ishim të vetëdijshëm që niveli i përkushtimit të tij në stërvitje po ulej dhe kishim dëgjuar thashetheme për një flirtim që ai kishte me Real Madrid. Çështja kryesore ishte se forma e tij kishte rënë shumë. Ai ishte rreth 12 metra larg meje. Në dysheme, mes nesh ishte një këpucë. Ai u betua. Unë u zhvendosa drejt tij dhe shqelmova këpucën, e cila e goditi sipër syrit. Natyrisht, ai u ngrit për të mu kundërvënë, por shokët e ekipit e mbërthyen dhe nuk e ndaluan. I kërkova që të ulej. I thashë se e keni braktisur ekipin. Mund të thoni çfarë të doni. Ditën tjetër, ngjarja u publikua në shtyp, ku publikuan edhe foto të Davidit me shenjën në vetull. Ka ndodhur ato ditë kur Beckham duhej të transferonte. Mesazhi im ishte i njohur te anëtarët e bordit, të cilët më njihnin mua. Minutën që një lojtar i Manchester United mendon se është më i madh se trajneri, është koha që ai të largohet. Doja të thoja, momentin që menaxheri humbet autoritetin e tij, nuk ka një klub, lojtarët do të ‘luajnë’ me të dhe pastaj do të ketë probleme”- shpjegon në librin autobiografik legjenda e “Djajve të kuq”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Willian fshin Conten nga fotoja e festës së FA Cup

Sadik.Autor

MILAN “PESHKON” TEK BARCELOBA/ “Djalli” josh Coutinho, zyrtarizon edhe numrin 10-të

Delo.autor

“NUK SHOH RRITJE…”/ Ish-portieri i Lazios godet Strakoshën, vë në lojë nivelin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment