Futboll Sport

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ FSHF DËNON PARTIZANIN

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka publikuar dënimet për parregullsitë e shënuar në sfida e javës që lamë pas.  Komisioni ka dënuar banderolën në shkallët e stadiumit nga tifozët e Partizanit.

Partizani është dënuar me 2 ndeshje pa tifozëve, për atë banderolë raciste të hapur në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Edhe ekipi i Skënderbeut, është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, për sjellje të gabuar të spektatorëve. Të njëjtën gjobë kanë marrë edhe Flamurtari e Tirana.

Më poshtë, vendimet e plota:

KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese.

KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

Related posts

NGA SKEMA ANTI-VLLAZNI TEK KARTONËT/ Shehi bën llogaritë. Do 3 fitore radhazi për… “arratinë”

Delo.autor

Neymar sot mbush 26 vjeç, vetëm 3 futbollistë më të mirë se ai

Q.Autor

HANDANOVIC PRANË LARGIMIT/ Portieri shqiptar në radarët e zikaltërve

Isa.Autor

Leave a Comment