Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË MOMENT TË VËSHTIRË/ Në stërvitje plas sherri për një finte

Shkarkimi i trajnerit Ernesto Valverde nuk i ka lënë të kënaqur disa lojtarë të Barcelonës dhe afrimi i Setienit nuk e ka larguar situatën e vështirë që ka përfshirë klubin. Në publik të gjithë mundohen të buzëqeshin dhe të mos tregojnë atë që realisht ndodh brenda dhomave të zhveshjes, por këtë herë është gazeta “AS” që publikon një lajm të bujshëm.

Në stërvitjen e së martës së kaluar, pas humbjes në kampionat me Valencian ka pasur tension dhe nerva mes disa futbollistëve. Emrat nuk bëhen të ditur, por thuhet se janë shumë të rëndësishëm dhe quhen si peshat e rënda të skuadrës katalanase. Arsyeja mendohet të ketë qenë një finte e ekzagjeruar nga njëri prej lojtarëve dhe “viktima” e kësaj finteje nuk e ka kuptuar fare arsyen pse duhet të bëhej.

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e kontrollit mes dy skuadrave, ku prezent ka qenë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj. Njëri prej lojtarëve ka dashur të injorojë shokun e skuadrës duke bërë këtë veprim dhe kaq mjaftoi për të nxehur gjakrat. Futbollisti që po e pësonte finten i është kthyer ashpër dhe i ka kërkuar llogari përse duhet të bënte veprime të tilla në një stërvitje.

Tonet ishin të ashpra dhe madje mund të kishte përfunduar në përplasje fizike, por për fat kanë ndërhyrë lojtarët e tjerë për të shmangur sherrin mes futbollistëve. Barcelona nuk po jeton momente të qeta dhe sigurisht që humbja ndaj Valencias i kishte rënduar akoma më shumë psikologjikisht lojtarët.

Megjithatë, dy fitoret e njëpasnjëshme në Kupën e Mbretit dhe kundër Levantes në kampionat kanë shërbyer për të rikthyer pak qetësi. Gazeta “AS” shkruan gjithashtu si Serxhi Roberto ka qenë një nga lojtarët që ka telefonuar Ernesto Valverden pas shkarkimit dhe i ka treguar të gjithë mbështetjen dhe vlerësimet që kishte për të. Kike Setien sigurisht që nuk do ta ketë të lehtë për t’i bërë për vete lojtarët.

Related posts

THELLOHET TRAGJEDIA/ Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant gjen vdekjen tragjikisht me të atin, ishte në helikopter

F.autor

ANALIZON SULMIN E BAYERN MUNICH/ Trajneri Nagelsman: Dua guxim, nuk do të bëj revolucion

Delo.autor

TIFOZJA SEKSI E KROACISË/ Ivana Knoll rikthehet për të mbështetur skuadrën e saj të zemrës, fotot nga stadiumi çmendin fansat

F.autor

Leave a Comment