Futboll Kombëtarja Sport

BARAZIMI ME JORDANINË/ Panucci: Meritonim ta fitonim takimin, ja pse nuk e aktivizova Hysajn

Trajneri Kristian Panuçi foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes, ku u shpreh:

E dominuam takimin, por loja nuk ishte brilante…

Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Kur gjendesh përballë skuadrës që mbrohet. U rreshtuan 10 lojtarë për të mbrojtur. Ramë në konfuzionin e skuadrës që mbroheshe. Gjithsesi, e merituam fitoren.

Eksperimentet…

Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar.

Pse nuk luajti Hysaj? E keni mbajtur fjalimin me lojtarët, cila ka qenë përgjigjja?

Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë.

Përdorët 2 skema, cila u pëlqeu më shumë?

Me mbrojtjen me 3 bëhet më pak sforcim. Gjimshtiti dhe Dermaku ta jepte përshtypjen sikur ishim me 4, por ishim me 3.

Për sulmin…

Lojtarët i kemi. Kemi pasur lajme të shumta. Kemi kohë dhe të rikuperojmë.

Related posts

SUPER NDESHJE! Manchester City mund pas 7 golash Realin në gjysmëfinalen e parë

F.autor

Salah merr një mesazh prekës nga shoku i skuadrës: Do të përfundojmë ëndrrën që nisëm së bashku 

Sadik.Autor

“PËRFAQËSUAM DY BOTË T NDRYSHME”/ Totti dhe Del Piero rrëfejnë gjithçka, japin “show” në intervistën e përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment