Futboll Sport

Khabib NË SULM: Nëse s’do ma jepje GJERDANIN, makina jote do përfundonte si…

“Dua gjerdanin tim, dua gjerdanin tim”, ishin fjalët që Khabib Nurmagomedov i thoshte presidentit të UFC-së, Dana White pas fitores që arriti ndaj Conor McGregor në eventin UFC-229, që u zhvillua më 6 tetor në Las Vegas. Por kreu i UFC-së nuk ia vendosi atë në brez, siç ndodh zakonisht dhe i tha kampionit rus që për arsye sigurie nuk do të zhvillohet asnjë ceremoni brenda në kafaz. Incidenti që ndodhi pas duelit detyroi Dana White, që për herë të parë në historinë e UFC-së të mos zhvillojë ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion në një event.

Por ai gjerdan që nuk e mori në kafaz iu dorëzua kampionit rus pak minuta më vonë në dhomat e zhveshjes. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtyare “Instagram”, Khabib Nurmagomedov tallet me Dana White, duke postuar një foto me gjerdanin dhe paruken e tij klasike para makinës së presidentit të UFC-së. “Dana White je me fat që më dhe gjerdanin, në të kundërt do të shkatërroja makinën tënde. E di se ku e parkon atë”.

Nuk ka munguar replika e Dana White, që i ka shkruar: “Rri urtë, në të kundërt do t’i them babait tënd”, thotë kreu i UFC-së, që e ka marrë me humor këtë postim të Nurmagomedov. Rusi mundi me “submission” McGregor në raundin e katërt, duke mbrojtur titullin kampion të peshës së lehtë dhe duke korrur suksesin e 27-të në karrierë, ku nuk ka ende asnjë humbje.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona kërkon një mbrojtës krahu, e gjen në kampionatin francez

Delo.autor

I MJAFTUAN 3 MINUTA LOJË/ Ylli Son zhbllokoi sfidën ndaj Liverpool, VAR-i tërbon Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Mancini zbulon listën për “finalet” ndaj Zvicrës dhe Irlandës së Veriu: ka një debutues absolut

Delo.autor

Leave a Comment