Futboll La Liga Sport

BARÇA bëhet nostalgjike/ Kujton kohën kur ICARDI shënonte si “katalanas” (VIDEO)

Barcelona do të sfidojë këtë mesjavë Interin, sfidë kjo e vlefshme për grupet e Champions League-s. Katalanasit “qajnë” mungesën e Leo Mesit, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundit, ku pësoi një frakturë në krah, çka do e privojë nga të dyja takimet me zikaltrin, por dhe sfidën me realin e Madridit.

Rreziku i Barcelonës në mesjavë do të jetë Mauro Ikardi. Kapiteni i Interit ka një të shkuar “dashurie” me Barçën, pasi ka luajtur me moshat e kampionëve në fuqi të Spanjës. Përmes një postimi në “twitter” Barcelona ka treguar disa nga golat që Ikardi ka shënuar me fanellën e Barçës.

Një moment nostalgjie, por që vlen vetëm në rrjete sociale, pasi në ndeshjen e Championsit lideri i zikaltërve do të bëjë çmos që të shënojë.

Related posts

I shënoi gol Anglisë në minutën e fundit në Botëror, e kërkon ekipi i Premier League

Isa.Autor

E TRISHTË/ Sapo kishte firmos me skuadrën e re, futbollisti vdes në aksident automobilistik

Delo.autor

RASTI UNIK I SUEDISË/ Nordikët u kualifikuan në Botëror me vetëm…2 pikë

F.autor

Leave a Comment