Futboll Sport

KRAHASIMI/ Inter-Atalanta vlen një makineri golash, duel mes filozofive sulmuese

Sulme shumë të forta, disa mënyra për të arritur te porta. Inter-Atalanta e ditës së sotme nuk do të jetë më përballja mes skuadrave që shënojnë më shumë në kampionat (62 dhe 60 gola), por edhe përballja mes filozofive të ndryshme e megjithatë spektakolare. Nga njëri krah dikush, në terma statistikorë dhe loje, mbështetet mbi të gjitha te dyshja Lautaro-Lukaku. Nga krahu tjetër, një grup që ndërkohë ka ndërtuar një lojë të kolauduar, shpesh ekzaltuese, të bazuar në një lojë korale, ku elementët janë gati të vendosen në gatishmëri të roleve dhe detyrave të ndryshme. Është ky, prej shumë kohësh, sekreti i Xhan Piero Gasperinit.

ROL VENDIMTAR – Në ambientet e Interit është e pashmangshme nisja nga Lautaro dhe Lukaku, yjet më të shndritshëm në rrugën drejt titullit: 13 realizime për argjentinasin, 18 për Romelun. Pas krahëve të tyre nuk luan Sançez (ka shënuar pesë), por një Hakimi gjithmonë e më vendimtar i cili, si shpesh, mund të krahasohet me Maikonin në sezonet e Mançinit dhe Murinjos (6 gola të shënuar deri tani për ishlojtarin e Realit të Madridit). Në Bergamo kushdo që shënon, flet spanjishten e Kolumbisë falë Murielit (15 gola) dhe Zapatës (9), me Iliçiçin që gjatë kohëve të fundit duket se ndjek jo vetëm statistikat (5 gola në 17 prezenca në kampionat), por edhe në hierarki (slloveni është në balotazh për një fanellë si titullar). Nuk është golashënuesi i tretë i bergamaskëve, sepse një Gosens, asnjëherë kaq i fortë, shënon sa Duvan. Gjermani, aktualisht mes më të mirëve në rol në Europë për rendiment, do të ishte ideali për skemën 3-5-2 të Kontes, në zonën e një Perisiçi megjithatë totalisht të rigjetur, i cili i shton edhe një fazë mbrojtëse bagazhit të tij. Kroati do të ketë balotazh me Maehlen, tjetër zbulim i drejtuesve, Hakimi me Gosens, duelet që do të na bëjnë të argëtohemi. Ndër të tjera, në karrierën e dy zotërinjve të stolit, anësorët kanë përfaqësuar gjithmonë një fetë të madhe të suksesit.

ATALANTA NË LINJË – Në një grup që shënon dhe argëton, është e pamundur të mos ketë një linjë të drejtuesve thuajse të patretshme. Për këtë arsye kilometrat e Brozoviçit, i cili mesatarisht përshkon 11,87 për ndeshje (askush si ai në Itali), janë oksigjen për kreativitetin e Eriksenit të ri dhe inkursioneve të Barelës. Pa harruar mbrojtjen. Ose, më mirë, një fazë mbrojtëse që kundërshtarit i ka lejuar dy gola në shtatë ndeshjet e fundit (atë të Milinkoviç-Saviçit ndaj Lacios dhe të djathtën fluturimthi të Hernanit me Parmën). Nëse do të ishte nevoja, në mes hyn edhe dora e Handanoviçit. Shifra për rekord, të konfirmuara nga krahasimi me sezonin e kaluar kur fitoi sërish Juventusi: në javën e 25-të zikaltrit pësuan 23, dy më pak se këtë vit, duke shënuar megjithatë 11 më pak. Diferenca mes njërit titull të sfumuar dhe njërit që mund të fitohet shpjegohet këtu.

Related posts

KËSHILLON BARCELONËN/ Mesfushori Rakitic: Ja çfarë duhet të bëjë me “Pleshtin”

Delo.autor

MREKULLIA QË BËRI TË “ÇMENDET” EKIPI I BARCELONËS/ Sergi Roberto kujton natën magjike: Ja çfarë bëra gjithë natën

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Qeveria japoneze: Ceremonia e hapjes pa spektatorë, jo tifozëve të huaj në Olimpiadë

Delo.autor

Leave a Comment