Futboll La Liga Sport

BARÇA KA TË DREJTË/ REALI do të kishte 2 pikë më PAK, ja produkti i VAR-it në La Liga

La Liga (liga spanjolle) pa VAR-in do të ishte shumë e ngjashme në pikë me klasifikimin e vërtetë të kampionatit, pas shtatë javëve të luajtura (në mungesë të Celta-Getafe, sonte, dhe Rayo-Athletic, e shtyrë). Video-arbitrazhi ka pranuar katër gola dhe ka anulluar dy të tjerë. Por, këto rishikime, vështirë se janë përkthyer në pikë.

Pa teknologjinë, Real Madridi dhe Girona do të kishin nga dy pikë më pak, ndërsa Espanyol dhe Villarreal do të regjistronin nga një pikë më shumë në llogarinë e tyre. Këtu flasim për golin e pranuar të Asensio në ndeshjen Real Madrid-Espanyol dhe golin e anulluar të Ekambi në Villarreal-Girona.

Sikurse shihet, në këto 7 javë kampionati, rishqyrtimet e VAR-it nuk kanë pasur “incidencë” të madhe. Sipas të dhënave të mbledhura nga “Carrusel Deportivo”, Rayo, Espanyol, Girona dhe Huesca janë ekipet, që i kanë përjetuar rishikimet e rasteve (në ndeshjet e tyre) me anë të VAR-it. Nga ana tjetër, Athletic, Betis, Eibar, Getafe, Levante dhe Real Sociedad ende “nuk e dinë” ende se çfarë është ky sistem…

Related posts

SASSULO-INTER/ “Zikaltërit” synojnë të vazhdojnë udhëtimin me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu, Ka startuar takimi në Gjirokastër

Delo.autor

PO RIKTHEHEN TË FRIKSHËM/ Mancini fikson formacionin, Italia me skemën 4-3-3

Isa.Autor

Leave a Comment