Futboll La Liga Sport

KAOS TOTAL/ Barcelona kurrë kaq SHUMË nervoze, sa shumë kartonë për…

Tri ndeshjet e fundit për skuadrën e Ernesto Valverdes nuk kanë sjellë rezultatet e pritura. Dy pikë nga 9 të mundshme kanë shkaktuar shumë nervozizëm në shtëpinë e katalanasve. Kampionët në fuqi barazuan me Gironën, u mundën nga Leganesi dhe nuk shkuan përsëri më shumë se një barazim ndaj Atletiko Bilbaos në javën e fundit të La Ligës.

Dhe dihet që kur gjërat nuk shkojnë mirë në fushë, tensioni i futbollistëve është gjithnjë prezent. Një shembull për të treguar paqëndrueshmërinë e kampionëve të Spanjës këtë sezon është edhe numri i kartonëve që kanë marrë për shkak të protestave të përsëritura ndaj vendimeve të arbitrit. Barcelona ka parë t’i nxirren 11 kartonë të verdhë në 7 javët e para të La Ligës: Pike (2), Umtiti (2), Vidal, Semedo, Artur, Vermalen, Rakitiç, Buskets dhe Mesi.

Ndërkohë që ekziston edhe një i kuq për bërrylin e Lengletit ndaj Pere Ponsit. Por, thuajse gjysma e këtyre kartonëve nuk kanë ardhur për shkak të ndërhyrjeve ndaj kundërshtarit në fushën e lojës, por për shkak të protestës ndaj gjyqtarëve. Pesë lojtarët e ndëshkuar për protesta janë: Umtiti (Real Sociedad), Pike (Grona) dhe Rakitiç, Buskets dhe Mesi (Atletik Bilbao). Ndeshja e fundit ndaj Bilbaos ishte një tregues i qartë i dëshpërimit të lojtarëve katalanas ndaj vendimeve të arbitrit Latre, në veçanti ai i kapitenit Mesi që u ndëshkua pas vërshëllimës finale

Related posts

Simone Inzaghi apel të fortë Romës në prag të derbit

Sadik.Autor

Melissas Debling i vjen keq për Wayne Rooney

Sadik.Autor

Humbja me Ukrainën, reagon Panuçi: Zjarri ishte i fikur, Kombëtarja nuk është…

Sadik.Autor

Leave a Comment