Futboll La Liga Sport

BARCELONA HEDH SYTE TEK LACIO/ Braida ndjek nga afër futbollistin SAVIÇ

Emri i tij ka dalë gjatë merkatos së verës në shumë klube të mëdha, në Itali te Juventusit dhe Milani, ndërsa jashtë te Reali dhe Mançesteri. Por askush nuk arriti ta merrte mesfushorin serb të Lacios, Sergej Milinkoviç Saviç.

Lotito dhe Tare kërkuar 100 milionë dhe kështu klubet e interesuar u frenuan. Tani në skenë ka dalë edhe Barcelona, që kërkon një mesfushor shtatlartë dhe të fortë fizikisht, i cili gradualisht do të marrë vendin e Buskuet. Artur nuk e bën dot këtë rol, sepse është 171 centimetra, Vidal po stonon, ndërsa Rakitiçit po i kalon mosha.

Për këtë arsye, Ariedo Braida ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen Parma-Lacio, ku i vëzhguari i tij ishte pikërisht Milinkoviç-Saviç. Paraqitja në këtë sezon mund ta ulë vlerën e mesfushorit dhe Barcelona mund t’i bëjë trajnerit Valverde dhuratën e radhës, ndoshta që në janar.

Related posts

NOTAT PAS FITORES NDAJ ROMËS/ Hysaj fantastik, Strakosha konfirmohet në Europa League. Feston Edy Reja

Delo.autor

E FUNDIT/ Ankth për gjendjen e legjendës 55-vjeçare, ish-kampioni i Botës operohet me urgjencë

Delo.autor

Edhe një futbollist tjetër kërcënohet me vdekje pasi humbi penalltinë vendimtare në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment