Futboll Ligue 1 Sport

KLUBI I DËNOI LOJTARËT PËR ORARIN/ Nejmar mbron dyshen Mbape-Rabio

Mbape dhe Rabio nuk u aktivizuan në takimin kundër Lionit, për shkak se nuk u paraqitën në orar për analizën e para ndeshjes. Trajneri Tuhel është shumë i ashpër sa i takon zbatimin të orareve (si çdo gjerman tjetër) dhe i dënoi të dy futbollistët.

Por Nejmar mendon se ndeshja kundër Lionit ishte shumë e rëndësishme për sezonin dhe të gjithë lojtarët e mirë duhet të ishin në fushën e lojës:

“Sa i takon dënimit, ajo i takon klubit. Mbape dhe Rabio janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm dhe që e ndihmojnë shumë skuadrën. Mungesa e tyre u ndie në fushë.

Nuk jam këtu për të thënë se kush është fajtori dhe kush jo, por në një ndeshje si ajo kundër Lionit, duhej çdo lojtar i mundshëm. Këtë gjë e tregoi Mbape kur u fut në fushë, i cili na dha dhe fitoren”,- u shpreh ylli brazilian.

Related posts

Liverpool/ Klopp: Salah në dyshim ndaj WBA

Q.Autor

SHKËLQYEN KËTË FUNDJAVË NË EUROPË/ Shihni 5 futbollistët shqiptarë me notën më të lartë

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ JUVENTUSI ofron rinovimin “PASANIK” për “MAGJISTARIN”

Isa.Autor

Leave a Comment