Champions League Futboll Sport

Barcelona i jep “LEKSION” Interit, Borussia e pandalshme mposht edhe Atleticon

Barcelona ka mposhtur Inter-in me rezultatin 2-0 në Camp Nou. Kjo ishte humbja e parë e Zikaltërve këtë sezon në Champions, ndërsa katalanasit me nëntë pikë të plota janë me një këmbë në fazën tjetër. Barcelona është ekipi që kontrollon lojën që nga minuta e parë, me Inter që mbron me shumë forca dhe mundohet të kundërsulmojë kur i jepet mundësia. Vendasit e kanë të vështirë të krijojnë hapësira në gjysmëfushën e Inter, megjithëse janë më të kthjellët në lojën e tyre.

Miqtë bëjnë shumë gabime, sidomos në krahun e djathtë me D’Ambrosio dhe Candreva që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Gjithsesi, ishte Icardi ai që kishte një mundësi të mirë në minutën e 25’, por në fund të aksionit ai rrëzohet me shpresën për të fituar një penallti. Ish-interisti Rafinha ishte një nga më të mirët në fushë, dhe ishte pikërisht ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’. Hera e parë që Inter i dha aq shumë hapësirë katalanasve dhe ata e kanë ndëshkuar.

Edhe pas pushimit Barça dikton ritmin e lojës, ndërsa Zikaltrit e kanë të vështirë të futen në lojë dhe të depërtojnë në gjysmëfushën e vendasve. Rastet për gol janë më të shpeshta për Barça-n, dhe kjo për shkak se Inter tani luan më përpara në kërkim të golit të barazimit. Skuadra e Spalletti-t bëhet më e rrezikshme me futjen në fushë të Keita dhe Martinez, por goli duket shumë larg. Ndërkohë në minutën e 83’ erdhi goli i nokautit nga Jordi Alba. Mbrojtësi spanjoll finalizon një aksion të bukur të vendasve duke mbyllur ndeshjen.

Ndërkohë Borussia Dortmund ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madrid. Të besuarit e Favre kanë fituar 4-0 ndaj spanjollëve të Diego Simeone-s dhe vazhdojnë të kryesojnë grupin me pikë të plota. Ishte Witsel ai që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 38’, ndërsa Guerreiro (73’, 89′) dhe Sancho (83’) vulosën fitoren. Një fitore e merituar e gjermanëve, të cilët po kalojnë një nga momentet më të mira të viteve të fundit.

Related posts

NGA POLONIA NË RUSI/ Pejiç “zbërthen” merkaton e Kukësit: Kemi gati 3 goditje

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City pranë “Neymarit të ri”, ofron 21 milionë euro për talentin brazilian…

Delo.autor

ZYRTARE/ E kërkoi Tirana e Partizani, Armando Sadiku befason me ekipin e ri

F.autor

Leave a Comment