Champions League Futboll Sport

NAPOLI I PAFAT/ Magjia e Di Maria shpëton PSG-në, Liverpool merr kreun me “poker”

PSG-Napoli është mbyllur në barazim 2-2. Ka qenë një rast i humbur nga italianët, që kanë kryesuar ndeshjen deri kur kishin mbetur edhe dy minuta nga fundi.

Takimi i zhvilluar në “Parkun e Princave” është zhbllokuar në minutën e 29-të nga një gol i realizuar nga Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian ka mposhtur portierin Areola me një goditje të bukur parabël pas pasimit të marrë nga Callejon.

Fati i ka buzëqeshur vendasve në minutën e 61-të, kur Mario Rui ka devijuar në portën e tij një krosim të Meunier. Gjithsesi, 13 minuta para fundit, Napoli ka rigjetur avantazhin me Mertens. Në minutën e 82-të ka qenë radha e portierit Ospina të bëjë rolin e heroit, duke ndalur një goditje dënimi të rrezikshme të Neymar. Minutat e fundit janë mbyllur me francezët në sulm dhe tentativat e lojtarëve të Tuchel që kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 93-të me një magji të Di Maria.

Takimi tjetër i këtij grupi, ai i zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpool dhe Crvena Zvezda-s, është fituar me rezultatin e pastër 4-0 nga vendasit. Firimino ka realizuar në minutën e 20-të për “Të Kuqtë”, teksa goli i dytë ka ardhur në fundin e pjesës së parë pas një kombinimi të Shaqirit me Salah. I pari ka dhënë asistin, ndërsa i dyti ka dërguar topin në rrjetë. Egjiptiani ka qenë protagonist edhe në minutën e 51-të, duke transformuar në gol penalltinë e fituar nga Mane. Ky i fundit ka gabuar në të 77-ën nga pika e bardhë, por e ka shlyer këtë gabim duke realizuar golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes tri minuta më vonë.

“Të Kuqtë” kryesojnë grupin me 6 pikë, një më shumë se Napoli i bendit të dytë dhe dy më shumë se PSG-ja e vendit të tretë. Vetëm 1 pikë Crvena Zvezdën e vendit të fundit.

Ndërkohë, Porto kryeson e vetme Grupin D pas fitores 3-1 të marrë në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës. Një ndeshje kjo që ka filluar mirë për rusët, të cilët kanë fituar një penallti në minutën e 10-të, por që është pritur nga legjenda Iker Casilla-s. Nuk ka bërë të njëjtin gabim Marega, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 26-të.

Herrea ka dyfishuar avantazhin e portugezëve në të 35-ën, para se Miranchuk të ngushtonte diferencat në tri minuta më vonë. Goli që ka vendosur ndeshjen ka ardhur në minutën e 47-të dhe është shënuar nga Corona, i cili ka vulosur fitoren e miqve. Vendasit e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë Kvirkvelia.

Portugezët kryesojnë grupin me 7 pikë, dy më shumë se Schalke, që ka barazuar 0-0 në fushën e Galatasaray, me këta të fundit që mbajnë vendin e tretë me 4 pikë. Grupi mbyllet nga Lokomotiva e Moskës, që nuk ka marrë asnjë pikë pas 3 ndeshjesh.

Related posts

SATUJA E IBRAHIMOVIC BËHET ÇËSHTJE NË MALMO/ Këshilli bashkiak i qytetit gati të ngrejë një monument të ri

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Talenti i veçantë i yllit të Dortmund, është më i mirë se një MAKINË LLOGARITËSE (VIDEO)

Isa.Autor

Perla e Kutinjos, Brazili në avantazh ndaj Zvicrës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment