Futboll Seria A Sport

BEFASON Gattuso: MESSI apo CR7? Asnjërin, do të kisha dashur të luaja me…

Të gjithë futbollistët do të donin të luanin me lojtarë si Ronaldo dhe Messi, në krah të një kampioni të kalibrit të tyre. Pothuajse të gjithë, sepse Gennaro Gattuso, trajneri i Milan-it nuk është i këtij mendimi.

Në një intervistë të dhënë për kanalin e UEFA-s në Youtube, ai ka zbuluar se shoku i tij preferuar i skuadrës do të kishte qenë Luka Modric, ylli i mesfushës së Real Madrid dhe Kroacisë.

“Të gjithë flasin për Ronaldo-n dhe Messi-n, por mua do të më kishte pëlqyer të luaja me Modric. Mendoj se është një lojtar i pabesueshëm, shumë i fortë dhe i aftë të dhurojë një futboll të pastër. Kam patur lojtarë që ishin shumë të fortë në mesfushë, si Davids, Dennis Wise, Paul Ince, në fillimin e karrierës sime, mefsuhorë me karakter”, ka thënë Gattuso.

Related posts

Mahrez zgjedh klubin e ri, bëhet fjalë për top ekipin e Evropës

Q.Autor

Befason Raikkonen/ Piloti finlandez gati të lërë Ferrari-n për një sport tjetër

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Titullari i Interit nuk po rinovon kontratën, ëndrra e tij quhet… Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment