Futboll Premier League Sport

BEFASON Hazard: Mourino s’është AVENTURIER si Guardiola, do DËSHIROJA të…

Eden Hazard ka pranuar që, nëse duhet të zgjedhë, Jose Mourinho është trajneri me të cilin do të dëshironte të punonte sërish. Ylli i Chelsea i ka bërë këto deklarata në një intervistë për gazetën belge HLN, duke përfituar nga angazhimi i këtyre ditëve me ekipin kombëtar:

“Sezoni i fundit me Mourinhon trajner te Chelsea nuk ishte i këndshëm. Me të nuk fituam asgjë dhe po ecnim në një rutinë pa fund. Ishte më e mira për të gjitha palët, që bashkëpunimi mbërriti në fund. Megjithatë, në qoftë se do të kërkoja një trajner, me të cilin doja të punoja përsëri, unë do të thoja pa hezitim: Mourinho.

Natyrisht, kam rezervat e mia për të trajner, por janë të pakta në krahasim me meritat që ka. Fjala vjen, nëse rezultatet janë të këqija, Mourinho fillon të kritikojë lojtarët e vet. Unë e di këtë gjë, por e kam pranuar si pjesë të karakterit të tij. Nëse ju fitoni, Mourinho është trajneri më i mirë që mund të imagjinoni.

Nëse i kërkoni një ditë pushim, të jep dy të tilla. Eshtë imazhi i një trajneri jashtëzakonisht mbrojtës. Ai është larg të qënit një “aventurier” si Guardiola. Në sezonin kur u shpallëm kampionë (2014-2015), kemi shënuar shumë gola dhe kemi luajtur lojëra të mira. E kishim ekipin për të fituar më shumë tituj, por përfunduam në një spirale negative”.

 

Related posts

“DO JEMI GATI NESËR PËR MAKSIMUMIN”/ Gjimshiti para Polonisë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe

F.autor

“KUSH MË OFENDONIN APO AKUZONIN…”/ Piloti Grosjean: Aksidenti më ka ndryshuar jetën, tani më njohin të gjithë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea gjen lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment