Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHPËRDORUAM SHUMË RASTE”/ Flet trajneri Daja pas barazimit: Oto Xhonin e mbajta 90 minuta sepse…

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas barazimit me Flamurtarin, ku deklaroi se i vjen keq që ekipi i tij shpërdoron aq shumë.

Ai foli edhe për sulmuesin Oto Xhon, ku u shpreh se në mungesë të alternativave, është i detyruar t’i besojë atij 90 minuta, ndërsa pati disa fjalë edhe për gjykimin.

Ndeshjee çuditshme, mund të fitonit edhe të humbnit…

E drejtë, bëmë një pjesë të parë ku shpërdoruam shumë, deri kur pësuam. Mumd të shënonim shumë, për humbe të përqendrimit para portës, apo nxitim të mesfushorëve e sulmuesve. Në të dytën humbëm ekuilibrat. Mund të pësonim, por edhe të fitonim. E lamë zgjidhjen e situatave në moment. Ta fillosh lojën aq mirë, të kalosh në avantazh e të kesh raste, nuk e di pse ndodh kjo në pjesën e fundit të të parës. Mund të shkonim në dhoma me një avantazh që do na jepte qetësi më të madhe.

A është Oto Xhon sulmuesi më me fat që keni trajnuar, pasi në çdo ekip do kishte përfunduar në tribunë…

Do ta ndaja gjykimin mbi Oto Xhon. Pozitiv është fakti që del apra portës, e dyta është ajo që thoni ju. Moshën e ka të re, 90 minutat i luajti sepse nuk kisha me kë ta ndërroja. Duke tentuar ta fitonim ndeshjen, luajti 90 minuta. Shpërdoron, por është një lojtar që ka vlera dhe duhet pritur pak që t’i shfaqë.

Çfarë e mban Dajën, në një klub pa perspektivë?

Nuk po merrem me kundërshtarët. Në moviolat e ndryshme, më bën përshtypje se në disfavorin tonë ka gola të mohuar, e penallti të padhëna. Kjo pjesë po bëhet si vazhdë. Skënderbeu është po ai Skënderbe që ka qenë, dhe dalim në fushë të respektojmë kampionatin. Edhe në ndeshje të rëndësishme që kemi pasur me kundërshtarë për titull, jemi arbitruar nga arbitra që nuk kanë eksperiencën e duhur. Këtë nuk e kam për sot, pasi ishte një djalë që u mundua të kontrollonte lojën, por në çdo ndeshje faqja e kronikës është në dëmin tonë. Ajo që më mban te Skënderbeu, pavarësisht çfarë momenti kalon, është ekipi që në dekadën e fundit që i ka dhënë tonin kampionatit.

Edhe për Flamurtarin një penallti e padhënë…

Nuk e di si e gjykoni atë rast, por nuk po i hyj këtyre gjykimeve. Edhe në takimet e tjera kam bërë të njëjtën gjë.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Maradona drejt rikthimit në Europë, mund të marrë drejtimin e klubit…

Delo.autor

SKANDAL/ Kërkohej nga Milan, sulmuesi holandez rrezikon 3.5 vite burg, ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Messi i dhuron fitoren Argjentinës me tripletë dhe kalon rekordin e Pele. Triumfon Brazili

Delo.autor

Leave a Comment