Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Supergol i Bregut, korçarët vulosin gjithçka (VIDEO)

Luhet në “Selman Stërmasi”, kryendeshja e javës së 10-të në Kategorinë Superiore, si dhe një nga më vendimtaret për luftën në titullin kampion. Partizani pret Skënderbeun, ku në këtë duel mjaft të fortë, synohet vetëm triumfi.

bandicam 2018-10-29 19-02-08-599

Të dyja këto ekipe, kanë mbrojtjet dhe sulmet më të mira në kampionatin shqiptar, dhe ditën e sotme, fusha e lojës premton spektakël.

LIVE | Partizani-Skënderbeu 0-1

GOL: Muzaka 64′

KOMENTI LIVE

90’ 5 minuta shtesë.

90’ Hebaj futet brenda zonës teksa rikuperon një top, godet me të majtën por krejtësisht larg portës.

87’ Karton i verdhë edhe për Abazin për një faull në mesfushë.

84’ Del me barrelë Vangjeli nga fusha e lojës, pas një përplasje në tokë.

81’ Gega provon gjithçka. Nxjerr edhe Kalarin, futet koreani Hyon.

80’ Karton i verdhë për Koten.

78’ Mala godet me një të djathtë të bukur nga jashtë zone, topi shkon ngjitur me shtyllën.

77’ Del edhe Hila nga fusha. Futet Hebaj.

74’ Goditje e Bregut nga distanca teksa niset me një top të gjatë, por Hoxha në pozicion, pret në dy kohë.

70’ Provon sërish Skënderbeu, pas një goditje dënimi, topi shkon tek Bregu në qendër, por goditja e tij bllokohet nga fanellat e kuqe.

69’ Ndërrimi i dytë tek korçarët. Krasniqi i lë vendin Hoxhajt.

64’ GOOOOL Muzaka shënon në prekjen e parë të topit pasi u fut në fushë. Rivënie anësore për korccarët, topi për Ditën, i cili kroson në thellësi, dhe Muzaka, në topin e parë që prek, godet në ajër, dhe Hoxha nuk e ndal dot.

60’ Kryen ndërrimin e parë edhe trajneri Gega. Kristi Kote futet në vendin e Mensah.

58’ Shehi kryen zëvendësimin e parë, futet Muzaka, del Guexh.

57’ Faull për Skënderbeun, harkon Radas, por largon rrezikun me kokë Belica.

55’ Provojnë edhe korçarët. Bregu godet me të djathtën pasi një top i vjen, por Hoxha në pozicion.

54’ Ndalet për pak sekonda loja, nga flakadanët e shumtë të ndezur prej tifozëve të Partizanit.

49’ Provon Mala me një goditje, por topi në duart e Teqjas.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Skënderbeu 0-0

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Kalari provon me një goditje me të majtën nga shumë larg portës, por pa shënjestër.

44’ Hila rrëmben një top në mesfushë, nis menjëherë Bardhin në kundërsulm, por është Radas ai që bën një faull taktik dhe ndal të kuqtë. Karton i verdhë për mbrojtësin kroat.

42’ Vangjeli kroson brenda zone për Bregun, vlonjati tenton një gjysmë kthesë, por nuk koordinohet dhe për pasojë nuk godet dot drejt portës.

38’ Aksion i bukur i të kuqve. Mensah pason për tek Bardhi, ky i fundit në të djathtë shërben Asanin i cili godet por bllokohet. Topi shkon tek Hila, i cili me të djathtën provon nga jashtë zone, por topi shumë pranë portës.

33’ Skemë e korçarëve, Radas jep një top tokazi për Gripshin, por ky i fundit nuk koordinohet të godasë drejt portës së Hoxhës.

32’ Faull në një zonë të rrezikshme për Skënderbeun, teksa Atanda ndal në mënyrë të parregullt Krasniqin.

27’ Pranë golit Partizani. Portierit Teqja i shëpton një top nga duart pas një goditje këndi, Belica aty zgjatet, por nuk shtyn dot drejt rrjetës.

22’ Radas harkon nga goditja e dënimit, por asnjë lojtar nuk gjendet për të shfrytëzuar në shtyllën e dytë.

20’ Karton i verdhë për Ibrahimin, i cili ndërhyn rrezikshëm në një kohë vonesë ndaj Abazit.

18’ Mundësi fantastike për Partizanin. Mala merr bukur krahun e majtë, shërben në zonë për Asanin, i cili me një prekje provon të shënojë, por topi ngjitur me shtyllën.

14’ Provon Telushi nga goditja e dënimit, por shumë mbi traun e portës.

13’ Ndërhyrje e gabuar e Guexh në një zonë pranë portës së Teqjas.

8’ Rrëmbejnë topin lojtarët e Partizanit, e merr Asani, godet me të majtën, por pa shënjestrën e duhur.

7’ Krosim në zonë nga goditja e këndit, Atanda me kokë largon rrezikun.

6’ E para goditje këndi për korçarët, ku Atanda në një moment të paqartë largon topin.

4’ Top drejt portës së Skënderbeut direkt nga një goditje dënimi, por Teqja kontrollon.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Sadik.Autor

SKENAR I PABESUESHËM/ Ja si Anglia mund ta shpallë kampionen mes Liverpool dhe Manchester City

Delo.autor

SFDA E GODITJES SË TRAVERSËS/ Humbet bastin me Alexandre Lacazette, Ozil bëhet bjond (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment