Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH/ Futbollistët e MILANIT lënë Italinë, MANCINI kapet pas…

Patrik Kutrone dhe Alesio Romanjoli nuk zbritën për asnjë sekondë në fushë në ndeshjen e fundit të Milanit. Kapiteni ankon një dhimbje në kofshë e shkaktuar nga mbilodhja, teksa sulmuesi i ri prej javësh lufton një problem në kavilje dhe sa herë ka luajtur e ka bërë me ndihmën e qetësuesve. Danilo D’Ambrozio ka gjithashtu probleme fizike dhe stafi i mjekëve të kombëtares italiane ka këshilluar kthimin e tyre në shtëpi. Fat i njëjtë për Sime Vrsalikon, i cili gjithashtu ka braktisur grumbullimin kroat, për shkak të një shqetësimi në gju, që e ka penguar të luajë edhe me Interin kohët e fundit.

MANÇIO – Grumbullime të rinjsh (Kutrone e Barela), por edhe “dashuri” të vjetra si Xhovinko, në Italinë e Roberto Mançinit, i cili ka lënë jashtë Mario Balotelin dhe Andrea Belotin. Në konferencën e djeshme për shtyp, tekniku nga Iesi shpjegoi zgjedhjet e tij duke thënë se: “Kemi nevojë për lojtarë të rinj, me talent dhe dëshirë. Sa i përket Xhovinkos, e thirra për ta parë vetë gjendjen e tij, sepse është 31 vjeç dhe ka përvojë.

I njëjti diskutim vlen për rikthimin e Zazas që sot (dje) ka shfaqur një problem fizik, teksa Balotelin dhe Belotin nuk i kam parë në formë kohët e fundit”. Trajneri italian përgënjeshtroi të ketë kontaktuar “napolitanin” Alan, i cili përflitet për një afrim tek “axurrët” duke qenë se Brazili ka kohë që e snobon. “Nuk kam kontaktuar kurrë me Alanin. E kam lexuar këtë lajm në media, por nuk është i vërtetë”.

Related posts

KORONAVIRUSI “GJUNJËZON” SPANJËN/ Reali hap dyert e “Bernabeu”-t në luftën ndaj Covid-19

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Zbulohet objektivi kryesor i PSG në merkato, kushton 100 milionë euro!

Sadik.Autor

Leave a Comment