Futboll Premier League Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Interi, Tottenham dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Verën e kaluar, Malcolm ka bërë bujë në merkaton e transferimit, pas vendimit të tij për të refuzuar të bashkohet me Romën ndonëse kishte arritur marrëveshjen për të shkuar te Barcelona. Mesfushori brazilian, u shfaq shumë i lumtur për kalimin në “Camp Nou”, megjithatë, deri tani ka gjetur shumë pak hapësirë: ai ka luajtur vetëm 25 minuta në të gjitha kompeticionet duke mos pasur mundësi të shfaqë potencialin e tij. trajneri Ernest Valverde nuk e konsideron atë si pjesë të planeve të tij dhe lamtumira e tij me kampionët e Spanjës mund të ndodhë më shpejt sesa pritej.

Interi po mendon për të, por transferimi i tij mund të finalizohet vetëm në verë, pasi zikaltrit e kanë plotësuar numrin e lojtarëve ekstrakomunitar. Gjithsesi e ardhmja e tij mund të jetë në Angli, sipas “Sport”, Tottenham Hotspurs kanë në plan të përforcohen me Malcom në janar. Spurs nuk bën asnjë blerje gjatë merkatos së verës dhe do të ishte gati të ofronte 50 milionë euro për ta sjellë atë në Premier League: një çmim më i lartë se ai që Barcelona pagoi për të kur e mori Bordo. Gjithashtu një tjetër klub londinez është i interesuar. Arsenali, po e monitoron me kujdes brazilianin dhe në janar mund të bëjë një ofertë të rëndësishme për Malcom.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Shkëmbim mes shqiptarësh, Torino do Kumbullën dhe ofron…Vojvodën

Delo.autor

Levante shënon golin e dytë ndaj Barcelonës (VIDEO)

Sadik.Autor

Neres transferohet te gjiganti i Series A

Sadik.Autor

Leave a Comment