Futboll La Liga Sport

BENZEMA KATASTROFË/ Mariano DIAZ kërkon hapësira, Lopetegui në “hall”

Nuk kanë të sosur problemet tek Reali. Përveç rezultateve negative, një tjetër gjë që shqetëson madrilenët është mungesa e golit.”Los Blancos” nuk shënojnë prej tre ndeshjesh, e kjo gjë nuk ndodhte prej 11 vjetësh. Sigurisht, këtu ndjehet edhe mungesa e Cristiano Ronaldos, i transferuar tek Juventusi gjatë verës, por dhe merkatoja e vakët e skuadrës mbretërore. E pikërisht një nga blerjet e verës së këtij viti, Mariano Diaz, nuk po gjen hapësirat e duhura tek Reali. Julen Lopetegui i beson “verbërisht” Karim Benzema, megjithëse sulmuesi francez ka gjashtë ndeshje pa shënuar gol.

Sipas mediave spanjolle, Mariano kërkon hapësirat e tij, pas vitit të shkëlqyer që kaloi me Lyonin. E jo vetëm 25-vjeçari. Edhe tifozët e kampionëve të Europës kërkojnë me ngulm futbollistin nga Republika Domenikane, të jetë pjesë e formacionit titullar, pasi Benzema e ka shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. E në fakt, kur Mariano u fut në fushë në humbjen me CSKA-në e Moskës, u duk se takimi ndryshoi shumë për madrilenët, me skuadrën që arriti të krijojë raste dhe volum loje. Ndoshta Lopetegui duhet të ndryshojë diçka tek ekipi i tij pas tre rezultateve negative, e ish-futbollisti i Lyon mund të bëhet shpëtimtari i skuadrës “merengues”.

Related posts

E TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-gazetari i mirënjohur sportiv

Delo.autor

Interi hedh sytë nga Roma, mendon huazimin e Grenierit

Q.Autor

CHAMPIONS/ Olayinka dridh Barcelonën, Ter Stegen bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment