Futboll Premier League Sport

BILANC TRAGJIK/ Publikohet VIDEO e frikshme e helikopterit të pronarit të Leicester, lojtarët shpërthejnë në…

Helikopteri i pronarit të Leicester ka rënë në një parking jashtë ambienteve të klubit pak momente pasi kishte nisur fluturimin në përfundim të ndeshjes së luajtur mes “Dhelprave” dhe West Ham.
Sipas “Sky Sports”, numri një i klubit të Premier League, Vichai Srivaddhanaprabha, nuk ka qenë në bord.

Fotografi të bëra në vendin e ngjarjes tregojnë një zjarr të madh në parking, por që është shuar, sipas “BBC”.

Gazetari i Sky Sport, Rob Dorsett, ka bërë të ditur se helikopteri ka nisur fluturimin nga fusha, siç bën pothuajse gjithmonë pas çdo ndeshje që Leicester luan në shtëpi.

Ai ka shpjeguar se pas pak sekondave u duk se humbi kontrollin dhe është rrëzuar në parkingun e stadiumit vetëm disa qindra metra më larg. Një dëshmitar ka bërë të ditur se helika e bishtit të helikopterit nuk ka funksionuar siç duhet, duke e bërë mjetin të rrotullohet.

Gjitashtu, sipas mediave britanike, Kasper Schmeichel, portieri i Leicester, është parë në lot.

Related posts

LIROHEN HAPËSIRAT PËR ARMANDO BROJËN TE ÇELSI/ “Blutë” nxjerrin në shitje tre lojtarë të repartit të sulmit

F.autor

Ronaldo SPEKTAKËL që në stërvitjen e parë, traversë dhe GOL me SHPATULL (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA MES PARTIZANIT DHE LAÇIT/ Ja vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Delo.autor

Leave a Comment