Champions League Futboll Sport

“BIRI I ERËS”/ BOLT kërkon 3 milionë dollarë dhe parashikon Man United-Juve

Edhe pse arriti të kalojë provën, duke patur mundësi që të luajë në dy miqësore me skuadrën australiane të Central Coast Mariners, atleti xhamajkan është i pavendosur për të nënshkruar kontratën me ekipin ku stërvitet prej më shumë se një muaji. Arsyeja? Shuma e ulët që sipas Bolt i ka ofruar ekipi australian. Skuadra e Mariners i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare, me 150 mijë dollarë në vit, por ish-atleti xhamajkan kërkon 3 milionë dollarë në vit.

Shuma e ofruar nga ekipi që militon në A-League është si nata me ditën me kërkesën e Bolt, ndaj atleti ka vendosur që të mos firmosë asnjë kontratë dhe është ende në pritje. Madje ish-atleti xhamajkan ka vendosur që të mos stërvitet me ekipin këtë javë dhe nuk do të jetë në fushë në ndeshjen që Mariners do të luajnë ndaj Melbourne City këtë javë. Kjo situatë do të vazhdojë deri në momentin që palët të gjejnë një marrëveshje për kontratën.

Ndërkohë, sot do të luhet ndeshja e shumëpritur në Champions League midis Manchester United dhe Juventus, dhe rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra ka bërë parashikimin e tij. “Juventus është ekip i fortë, por Manchesteri luan në fushën e tij dhe kjo i jep një avantazh të lehtë. Të luash në “Old Trafford” nuk është njësoj si të luash një ndeshje të zakonshme jashtë fushe. Do të jetë një ndeshje me shumë pak gola, madje unë mendoj se United do të fitojë 1-0”, thotë Bolt.

Related posts

MARQUEZ TRIUMFON NË MOTOGP/ Shpallet për të 7-n herë kampion bote

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp tallet me Mourinho-n pasi Salah shënon katër golat që “vranë” Watford

Q.Autor

NUK LUAN PREJ MUAJSH/ Trajneri Tuchel flet për Manuel Neuer: Ja situata e portierit të Bayern-it

F.autor

Leave a Comment