Futboll Seria A Sport

E KONFIRMOJNË MEDIAT AUSTRIAKE/ “Sulmuesi i Tiranës, më pranë Rapidit të Vjenës”

Ernest Muçi, gjithmonë e më pranë kampionatit austriak. Faqja e njohur sportive “laola1.at” e klasifikon sulmuesin e bardhebluve si një nga objektivat e Rapidit të Vjenës. Në një analizë që i bën gjithë skuadrave të kampionatit austriak, Muçi është një nga dëshirat e skuadrës vjeneze. Jo vetëm kaq, por “transfermarkt.de”, faqja e specializuar e lëvizjeve në merkato këtij transferimi i jep më shumë se 40 % mundësi. Mesa kuptohet largimi i Muçit nga Tirana është çështje ditësh, ndërsa te Rapidi ai do të gjente një skuadër që të shprehej më mirë. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se lojtari i sulmit është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës austriake, të cilët po e ndjekin prej kohësh.

Thuhet se Tiranës për lojtarin i janë afruar rreth 400 mijë euro. Një shumë e madhe, në krahasim me të gjithë ofertat që u kanë ardhur bardhebluve në tavolinë. Bardheblutë nuk e kanë pëlqyer këtë ofertë sepse duan më shumë para dhe një pjesë të mirë të kartonit. Tirana kërkon mbi 500 mijë euro. Burime pohojnë zyrtarisht që janë edhe skuadra të tjera që kërkojnë Muçin, por ende nuk ka një vendim zyrtar për çështjen nëse Muçi do të largohet apo jo këtë janar nga Tirana. Më parë për Muçin kanë ardhur oferta nga Suedia, Zvicra, por Tirana kërkon të marrë maksimumin nga talenti që ka në ekip. Vetëm nga periudha e formimit bardheblutë i kanë të sigurta 200 mijë euro, gjithmonë nëse shkon në një skuadër të madhe.

SULMUESI – Ernesti me pak minuta ka ditur të shënojë golat e tij, madje duke qenë golashënues në derbi. Në ndeshjet e Europës ka shkëlqyer. Deri tani ka 4 gola në kampionat si dhe ka dhënë katër asiste. Ernest Muçi ka katër vite te Tirana. Ai ka ardhur në sezonin 2017-2018 kur trajner ishte Ze Maria, i cili veç Ernestit seleksionoi edhe dyshen Çelhaka-Ismajlgeci.

Related posts

“Rrëzoi” TIRANËN nga Superiorja/ Arbitri i njohur italian vendos drejtësi ndaj Izraelit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i Kombëtares, akord me klubin e Superligës greke

Isa.Autor

“SHERR” PËR GODITJEN E DËNIMIT/ Medel godet me shpullë Quarezman (VIDEO)

Delo.autor