Bundesliga Futboll Sport

Borussia Dortmund insiston për talentin anglez, kushëririn e Steven Gerrard

Borussia Dortmund, sipas Daily Mirror, është duke ndjekur talente të Premier League. Dhe mesa duket ka piketuar Bobby Duncan, një sulmues 17-vjeçar i FC Liverpool.

Djaloshi që stërvitet nga Jurgen Klopp është kushëriri i legjendës së Liverpool Steven Gerrard. Një tjetër talent është Callum Hudson-Odoi, gjithashtu 17-vjeçar, i cili luan te Chelsea dhe është kampion me U-17 e Anglisë.

Por edhe 18-vjeçari Phil Foden thuhet të ketë tërhequr vëmendjen e kryesuesve të Bundesligas. Ai aktualisht luan te Manchester City.

Related posts

E BUJSHME/ NEYMAR “i shkel syrin” ANGLISË: Herët a vonë, çdo kampion duhet të…

Isa.Autor

“KUR E PYETA PËR…”/ Mourinho: Ai turpërohej kur kritikohej para shokëve

Delo.autor

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Etrit Berisha nuk ia del, ndryshime në listën e kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment