Futboll Sport

SPECIALE/ Botërori 1982: Shkëlqen Brazili, por Paolo Rosi i jep trofeun Italisë (FOTO)

Kampionati Botëror 1982, i 12-ti, u zhvillua në Spanjës nga 13 qershor deri më 11 korrik. Kupa e Botës u fitua nga Italia që, mundi Gjermaninë 3-1 në finale. Kjo ishte hera e tretë që, Italia fitonte Botërorin pas atyre në vitet 1934 dhe 1938. Pra, pas 44 vjetësh “axurrët” fitonin një titull. Argjentina, e cila mbërriti si kampione në fuqi, u eliminua në raundin e dytë. Në vend të dytë doli Gjermania, në të tretin Polonia dhe të katërtin Franca. Paolo Rosi fitoi “Këpucën e Artë” me gjashtë gola, ndërkohë që sulmuesi italian ishte dhe fituesi i “Topit të Artë”, pra lojtari më i mirë i kompeticionit. Brazili u mjaftua me fitimin e trofeut “Fair Play”.

Në kualifikueset e Botërorit morën pjesë 109 skuadra: Afrika 29, Azia/Oqeania 22, Europa 33 (përfshirë dhe Shqipërinë), Afrika e Jugut (10) dhe Amerika Qendrore dhe ajo Verior me 15 skuadra. Në fakt, askush nuk e priste që Italia të ishte kampionia e re e botës, për vetë faktin se, në fazën e grupeve “djemtë”, Enco Bearxotit nuk shkëlqyen. Triumfin e saj e garantoi një sulmues aspak i bukur në lojë, por vrasës para portës si Paolo Rosi. Sulmuesi italian ishte kthyer pas një dënimi prej dy vjetësh nga futbolli, për shkak të përfshirjes së tij në skandalin e ndeshjeve të fiksuara. Rosi nuk arriti të shënojë asnjë gol në tri ndeshjet në grup, ndërkohë që Italia u kualifikua pasi kishte shënuar një gol më shumë se Kameruni. Gjithsesi, madhështia e Rosit u duk e plotë kur me tregolëshin e tij nxori jashtë lojë një gjigant si Brazili, ndërsa shënoi dy herë në gjysmëfinalen kundër Polonisë.

Heronjtë e tjerë të Italisë janë portieri 40-vjeçar Dino Xof (kapiteni i skuadrës) dhe qendërmbrojtësi 18-vjeçar Xhuzepe Bergomi, këta të dy janë dhe lojtarët më të vjetër dhe më të rinj më moshë që kanë përfaqësuar Italinë në finalet e Botërorëve. Kampionati i 12-të Botëror ishte i fundit që u luajt me një top plotësisht lëkure, por vendosi një rekord në pjesëmarrje pasi nga 16 skuadra morën pjesë 24. Ai pati gjithashtu një format të ri, duke trupëzuar tri faza të ndryshme: një raund i parë me gjashtë grupe me nga katër skuadra, me dy të parat që progresonin në fazën tjetër; një raund të dytë me katër grupe me nga katër skuadra ku avanconin më tej vetëm vendet e para; më pas vinin gjysmëfinalja dhe Finalja e madhe.


Kështu në finale ndeshen Italia e Paolo Rosit me RFGJ-në e Karl Heinc Rumeniges. Italianet janë në fillim nervozë, aq më tepër që humbasin Gracianin të zëvendësuar pas 7 minutash nga Altobeli. Një takim që nuk premton një finale të denjë. Veç kësaj Kabrini humbet një 11-metërsh. Në ndonjë rast tjetër italianët dhe do të ishin dorëzuar. Po jo në këtë finale. Ne 56’ shënon Rosi, në 69’ dyfishon rezultatin Tardeli pas një aksioni koral dhe në 80’ çimenton fitoren Altobeli. Gjermanët shënojnë vetëm golin e ngushëllimit me anë të Brajtnerit dhe atë me 11-metërsh, 7 minuta para mbarimit. Italia për të tretën herë është Kampione e Botës: 1934, 1938 dhe 1982.

Përbërja simbolike
Xof (Itali), Xhentile (Itali), Shirea (Itali), Pasarela (Argjentinë), Zhunior (Brazil), Ziko (Brazil), Maradona (Argjentinë), Konti (Itali), Rosi (Itali), Eder (Brazil).

Paolo Rosi, idhulli i italianëve
Në Botërorin e Spanjës, Rosi ishte lojtari më i mirë dhe shënuesi më i mirë me 6 gola (3 Brazilit, 2 Polonisë dhe 1 Gjermanisë në finale). Në vitin 1981, Paolo Rosi debutoi me Juventusin, me të cilin fitoi dy tituj kampionë, Kupën e Italisë, Kupën e Kupave, Superkupën dhe Kupën e Kampioneve. Rosi fitoi “Topin e Artë” në vitin 1982, ndërkohë që ai u përfshi në listën e 125 futbollistëve që jetojnë ende me rastin e 100-vjetorit të FIFA-s.


Rumenige
Gjermania Karl-Heinc Rumenige fitoi me Bajernin Kupën e Kampioneve 1976. Më 1980 shpallet futbollisti më i mirë në Europë dhe fiton “Topin e Artë”.

Ziko
Brazilani Ziko, i mbiquajtur “doktori” është një version i bardhë i Pelesë. Gjatë Botërorit Spanjoll shquhet sidomos për gjuajtjet vdekjeprurëse për portierët.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“NUK KAM ASNJË SIMPTOMË”/ Rezultoi pozitiv me COVID-19, titullari i Tiranës humb edhe sfidën ndaj…

Delo.autor

“KA DHE TRE KONTRATË ME CHELSEA-N”/ Menaxheri i yllit të Premier: Me Sarrin do të kishte shkuar tek Juventus

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET LEGJENDËS VAN BASTEN ME KLAS/ Mbrojtësi De Ligt: Kritikat e tij…

Delo.autor

Leave a Comment