Futboll Premier League Sport

BRAZILIANI “FLUTURUES”/ Tottenham po mendon të blejë të dështuarin e Barçës

Tottenham po mendon të bëjë një superofertë për dështimin e Barcelonës, mesfushorin e krahut, Malcom. Braziliani nuk ka arritur që të bindë trajnerin Ernesto Valverde se ai e meriton një vend në formacion. Deri më tani, braziliani ka luajtur vetëm 25 minuta me katalanasit nga nisja e sezonit në të gjitha kompeticionet. Ulja e tij në stol ka tërhequr vëmendjen e Tottenahm-it, që ka kontaktuar me Barçën për ta blerë futbollistin.

Por blaugranat ia kanë bërë të qartë anglezëve se nëse ata e duan lojtarin e krahut, atëherë duhet që të paguajnë më shumë se sa ata e blenë. “Spurs” janë gati që të paguajnë 50 milionë sterlina për kartonin e tij. Interes ka shfaqur edhe Interi, por vështirë që zikaltrit të paguajnë një shifër të tillë për lojtarin.

Katalanasit e blenë atë për shumën e 36.5 milionë sterlinave në verën e shkuar, për më tepër që patën përplasje me Romën, që e donte gjithashtu lojtarin dhe akuzoi blaugranat për moskorrektësi.

Related posts

Historia mund të përsëritet, zbulohet përse Liverpool beson te fitimi i Champions (VIDEO)

Sadik.Autor

Java e 24-t e Superiores, ja gjyqtarët në 5 ndeshjet e sotme

Q.Autor

Leicester transferon portugezin e Porto-s për 25 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment