Futboll Sport

PLASIN KUNDËRSHTITË/ BOLT I ÇMENDUR, kërkon 3 milionë dollarë kur nuk di të…

Usain Bolt është një sportist i mësuar të fitojë gjithnjë, por këtë herë rrezikon të humbasë. 8 medalje të arta olimpike dhe 2 rekorde botërore në 100 dhe 200 metra e bëjnë Bolt një legjendë të atletikës, por në futboll gjërat janë ndryshe. Dy golat që ish-sprinteri xhamajkan realizoi për skuadrën e Central Coast Mariners në një ndeshje miqësore nuk duhet të krijojnë iluzione se përballë kemi një futbollist të madh. Aq sa Bolt të kërkojë 3 milionë dollarë në sezon për të luajtur në A-League të Australisë, ndërkohë që Mariners i ofruan vetëm 150 mijë euro/sezon.

Andy Keogh, ish-sulmuesi i kombëtares irlandeze, që sot luan në Australi me Perth Glory, ka një gjykim tjetër për ish-atletin, madje të ashpër: “Të flasim hapur, ai është një futbollist që nuk di të stopojë topin. Kur përpiqet ta bëjë këtë gjë, topi shkon 10 metra larg. Të marrësh Bolt si futbollist profesionist do të ishte një goditje e rëndë për ata që këtë sport e kanë profesion”.

Duket se aventura e Bolt në Australi është mbyllur, gjë që konfirmohet edhe nga ekipi i Mariners: “Që kur Bolt erdhi tek ne, në gusht, ka bërë progrese të mëdha dhe jemi të bindur se do të ecë akoma përpara. Kjo falë stërvitjes individuale dhe të dedikuara për të, gjë që ne në A-League nuk mund t’ia lejojmë vetes”, thotë klubi australian në një komunikatë për mediat.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Klopp dënon spiunin: “’I Çmenduri” nuk duhet të sillet ashtu

Delo.autor

5 GOLA NË NDESHJE/ Sulmuesi shqiptar, më i miri në Skoci (VIDEO)

Delo.autor

I KISHIN MUNGUAR SERIE A/ Fanella e tretë e PARMËS është një kryevepër (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment