Futboll La Liga Sport

ÇFARË LOJTARËSH/ Ky është formacioni më i “SHTRENJTË” në historinë e “El Clasicos”

Këtë fundjavë, Barcelona dhe Real Madrid do të luajë “El Clasicon” e madhe. Për shumë kohë, këto skuadra kanë pasur në “bagazh” lojtarët më të mirë të lojës së futbollit, të cilët kushtojnë miliona euro.

Me gjithë lojtarët që kanë luajtur në dy skuadrat, ky është formacioni më i shtrenjtë në histori të skuadrave.

Barcelona:

Ter Stegen, erdhi për 12 milionë në Barcelonë, për të garuar me Claudio Bravon.

Daniel Alves, erdhi në Barcelonë për 30 milionë euro.

Chygrynskiy, erdhi për 25 milionë euro në Barcelonë, për të dështuar.

Lenglet, erdhi nga Sevilla në Barcelonë për 36 milionë euro.

Malcom, erdhi këtë verë në Barcelonë dhe i kushtoi Barcës 41 milionë euro.

Paulinho, i cili u pagua 40 milionë euro për të ardhur nga Kina.

Coutinho, një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të Barcelonës.

Overmars, holandezi i cili kaloi nga Arsenal në Barcelona për 40 milionë euro në vitin 2004.

Dembele, u transferua për shumën e 115 milionë eurove.

Suarez, i siguroi Liverpoolit 82 milionë euro në vitin 2014.

Neymar, erdhi në Barcelonë për 200 milionë euro dhe kaloi katër sezone në “Camp Nou”.

Real Madrid:

Courtois, erdhi këtë sezon për 35 milionë euro nga Chelsea.

Alvaro Odriozola, erdhi nga Sociedad për 35 milionë euro.

Pepe, u paguan 30 milionë për shërbimet e tij.

Ramos, erdhi për 27 milionë euro nga Sevilla.

Coentrao, kaloi në Real për 30 milionë euro.

Beckham, transferi i të cilit kushtoi 37.5 milionë euro.

Kaka, i kushtoi skuadrës 65 milionë euro.

Zidan, nga Juventus kaloi në Real për 77.5 milionë euro.

James Rodriguez, i kushtoi Real Madridit 75 milionë euro.

Garreth Bale, 101 milionë euro e kanë bërë lojtarin një nga tre transferet më të shtrenjta të Realit.

Cristiano Ronaldo, kaloi për 96 milionë euro nga Man Utd në Madrid.

Related posts

Mezani i hap punë Laçit pas largimit, kurbinasit nisin gjithçka nga e para

Sadik.Autor

TJETËR “SHUPLAKË” PËR BARCELONËN/ Coutinho kërkon rikthimin në kampionatin anglez

Delo.autor

JO VETËM ZHIRU/ Milani mendon shkëmbimin e bujshëm. Ofron Kastijehon për yllin e Sevijas

Delo.autor

Leave a Comment