Futboll Kombëtarja Sport

ÇFARË SHKËLQIMI/ UZUNI mahnit KROATËT me paraqitjet e tij spektakolare (VIDEO)

Myrto Uzuni po arrinë të tejkaloi pritshmëritë duke zhvilluar paraqitje spektakolare në futbollin kroat. Ishte ndeshja e një dite më parë, kur Myrto Uzuni e nisi si titullar sfidën, që Lokomotiva luajti kundër Rudar në transfertë dhe e fitoi 0-4.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist i padiskutueshëm edhe në këtë ndeshje, pasi ai luajti në rolin e mesfushorit në krahun e djathtë, por nga këmbët e tij erdhën dy gola. Pikërisht goli i dytë dhe i tretë i takimit, vijnë pas aksioneve të nisur në krahun e djathtë të mesfushës, aty ku Myrto Uzuni pason me mençuri te shokët e skuadrës, të cilët para portës nuk gabojnë.

Një tjetër ndeshje e mirë për futbollistin beratas, që tashmë është duke kaluar momente të shkëlqyera në Kroaci, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës. Pas golit dhe asistit të ndeshjes paraardhëse, protagonizmi për mirë në ndeshjen ndaj Rudar, e bëjnë Uzunin pikë referimi për skuadrën e Lokomotivës.

Gjithashtu ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, pasi përshtatja me lehtësi e Uzunit në krahun e djathtë, është një armë shtesë për trajnerin Panucci, për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve.

Related posts

RAST UNIK NË SPANJË/ Motër dhe vëlla debutojnë tek Barcelona (VIDEO)

Delo.autor

KANË ARRITUR KUOTËN E 150 NESHJEVE/ Njihuni me 2 rekordmenët e Kategorisë Superiore

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri i Hungarisë: Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment