Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Formacionet zyrtare të Barça-Inter, një emër surprizë zëvendëson MESSIN

Barcelona-Inter është një nga ndeshjet më të pritura të javës së tretë të Champions League. Një ndeshje që do të ketë një mungesë të madhe, me Leo Messi-n që nuk do të jetë në dispozicion të katalanasve për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e kampionatit kundër Sevilla.

Vendin e tij do ta marrë ish-lojtari i Inter Rafinha, i përzgjedhur nga trajneri Ernesto Valverde, i cili ka vendosur të lërë në stol Ousmane Dembele, lojtari i blerë për 140 milionë euro nga Borussia Dortmund vitin e kaluar.

Rafinha ka luajtur 17 ndeshje me Inter në sezonin e kaluar, duke shënuar 2 gola. Pas përfundimit të huazimit, ai është kthyer te katalanasit.

Related posts

Ja sa kushton Kupa e Botës

Sadik.Autor

ANALIZA E HOLLËSISHME/ Pirlo: Ja pse JUVENTUSI do të fitojë Championsin

Isa.Autor

ZYRTARE/ Spikati prej shumë sezonesh në Premier, Nasri tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment