Futboll La Liga Sport

NUK DO TA BESINI/ Gati rikthimin te REALI, Mourinho shpreson te shkarkimi…

Jose Mourinho pret dhe shpreson te shkarkimi nga Manchester United, teksa komploton rikthimin e tij të bujshëm te Real Madrid. Janë këto raportimet më të fundit nga Spanja. Gazetari spanjoll, Diego Torres, që shkruan për gazetën “El Pais” pretendon se presidenti i klubit, Florentino Perez, është shumë pranë shkarkimit të teknikut aktual të Los Blancos, Julen Lopetegui dhe dëshiron të rikthejë Mourinhon te Real Madrid. Lopetegui i ka orët e numëruara në cilësinë e trajnerit të madrilenëve dhe mund të shkarkohet që në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, Mourinho ndodhet nën presion gjatë të gjithë sezonit me United, pasi “Djajtë e Kuq” kanë dështuar sin ë Premier League ashtu edhe në Champions League. Raportimet pretendojnë se Real i ka dërguar sinjalet dhe ftesën trajnerit të United, për ta rikthyer në kryeqytetin e Spanjës. Mourinho ka qenë trajner i Los Blancos në vitet 2010-2013. Asaj kohe ai krijoi konflikte me disa futbollistë dhe klubi nuk pati zgjidhje tjetër por të prishte kontratën me portugezin. Gjithsesi, ai kurrë nuk krijoi mërira me presidentin e klubit Florentino Perez.

Sipas raportimeve, Madrid kanë hyrë në kontakte me Mourinho, që pret dhe shpreson te shkarkimi nga United. Ai nuk dëshiron të dorëhiqet, pasi kjo do të bënte që ai të hiqte dorë nga pagesa për pjesën e mbetur të kontratës, që përfundon në vitin 2021. Sipas Torres, nëse Mourinho dorëhiqet, ose kërkon të largohet, ai do të humbiste jo pak por €30 milionë në kompesim. Perez e konsideron rikthimin e Mourinho si një terapi shokuese.

Ai kërkon një lider autoritar, për të ndalur rritjen e influencës së futbollistëve senatorë, të shfaqur që me emërimin e Lopetegui. Antonio Conte u konsiderua si një trajner potencial, pasi ka disa karakteristika të njëjta me Mourinho. Por Sergio Ramos i kërkoi klubit që të afronin Lopetegui në verë, ndaj dhe është vështirë që Real Madrid të rikthehet te Conte. Santiago Solari mendohet të emërohet si trajner provizor pas shkarkimit të Lopetegui. Sipas Torres, Real Madrid do të shkarkojë Lopeteguin këtë fundjavë, menjëherë pas përballjes ndaj Barcelonës.

Related posts

Ronaldo mbërriti në Torino, bashkëshortja e tij harron… reçipetat

Isa.Autor

EUROPIANI U-17 / Shqipëria nis grumbullimin, lista e 24 lojtarëve të ftuar nga Bulku

Delo.autor

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Sadik.Autor

Leave a Comment